Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
18:52 10.3.2022

Rusët në terr informativ për shkatërrimin e Ukrainës

Teksa Rusia po zhvillon një luftë brutale kundër Ukrainës, duke sulmuar zona banimi, dhe duke nxitur reagime globale, shumë njerëz, të cilët jetojnë në Rusi dhe në Krimenë e okupuar nga Rusia, konsumojnë rrëfime false, të ofruara nga mediat e kontrolluara nga Kremlini. Cilësimi i pushtimit si luftë, dhe jo si “operacion special ushtarak”, përbën krim, sipas ligjit rus. Kur Radio Evropa e Lirë bisedoi me banorë në Krime, të cilën Rusia ia ka zaptuar Ukrainës më 2014, mes tyre mbizotëronte injoranca. Intervistat në këtë raport janë realizuar para se REL-i të detyrohej të ndërpriste punën në Rusi dhe në Krime, më 6 mars, pas trysnisë së fortë nga qeveria ruse për të ndalur raportimin e pavarur atje.

 

Rusët në terr informativ për shkatërrimin e Ukrainës
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:03:06 0:00

 

19:14 10.3.2022

Asnjë civil nuk është larguar të enjten nga Mariupoli

Asnjë civil i vetëm nuk mundi të largohej nga qyteti i rrethuar ukrainas i Mariupolit të enjten, pasi forcat ruse nuk respektuan armëpushimin e përkohshëm për të lejuar evakuimet.

Kështu ka thënë zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk në televizionin kombëtar.

19:29 10.3.2022

Biden dhe Erdogan diskutojnë për pushtimin rus të Ukrainës

Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan diskutuan për “shqetësimin e tyre të përbashkët”, pushtimin rus të Ukrainës.

Përmes një njoftimi për shtyp, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se të dy presidentët përmes një telefonatë që kanë pasur, ripohuan mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Biden vlerësoi përpjekjet e Turqisë për të mbështetur një zgjidhje diplomatike të konfliktit, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se telefonata zgjati rreth një orë.

19:40 10.3.2022

Më shumë se 80,000 njerëz u evakuuan nga rrethi i Kievit dhe Sumyt

Më shumë se 80,000 njerëz janë evakuuar nga zonat përreth Kievit dhe Sumy-t gjatë dy ditëve të fundit, tha qeveria ukrainase të enjten.

“Ne kemi evakuar më shumë se 60 mijë njerëz brenda dy ditësh nga qyteti verilindor Sumy dhe vendet përreth”, tha zëvendëskryeministrja, Iryna Vereshchuk në një video të postuar në aplikacionin e mesazheve Telegram.

“Rreth 20,000 njerëz janë evakuuar nga zonat në veriperëndim të kryeqytetit Kiev”, tha ajo dhe shtoi se 3,000 të tjerë u evakuan me vështirësi nga Izyum, një qytet në Ukrainën lindore.

Më herët gjatë ditës, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se rreth 60,000 njerëz janë evakuuar nga qytete të ndryshme anembanë vendit.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 2.3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në dy javët e fundit, kur presidenti rus, Vladimir Putin nisi një luftë kundër ish-fqinjës sovjetike të Rusisë më 24 shkurt.

Refugjatët ukrainas në Poloni, 9 mars 2022.
Refugjatët ukrainas në Poloni, 9 mars 2022.

 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG