Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
20:13 10.3.2022

Kryeministri britanik ka frikë se Rusia do të përdorë armë kimike

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin për një përpjekje “cinike” për të krijuar një pretekst për përdorimin e armëve kimike në Ukrainë.

Johnson tha se kishte frikë se regjimi “barbar” i Kremlinit mund të jetë gati të përdorë armët e ndaluara, pasi forcat e tij nuk kanë arritur të bëjnë përparimin e pritur.

Duke folur për Sky Neës, Johnson tha se gjërat që po dëgjoni për armët kimike, “janë drejtpërdrejt nga libri i tyre i lojës”.

“Ata nisin e thonë se ka armë kimike, që janë grumbulluar nga kundërshtarët e tyre ose amerikanët. Dhe, kur ata vetë i pozicionojnë armët kimike - e kam frikë se mund ta bëjnë - ata i kanë gati këto pretendime të rreme”, tha Johnson.

“Është një qeveri cinike, barbare, kam frikë”, shtoi Johnson.

Për më shumë lexoni këtu.

20:46 10.3.2022

Twitter fshin postimin e Ambasadës ruse për bombardimin në spitalin e Mariupolit

Twitter ka hequr postimet në Twitter të Ambasadës ruse në Mbretërinë e Bashkuar, në lidhje me bombardimin e një spitali fëmijësh në Mariupol, pasi i konsideron shkelje të rregullave të tij kundër mohimit të ngjarjeve të dhunshme.

Kjo kompani njoftoi të enjten se “ndërmorën masa kundër postimeve, pasi ato ishin në kundërshtim me Rregullat e Twitter-it, veçanërisht politikat tona të kundër urrejtjes dhe sjelljes abuzive në lidhje me mohimin e ngjarjeve të dhunshme”.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, njoftoi të enjten se tre persona, duke përfshirë një fëmijë, u vranë në sulmin ajror të së mërkurës në maternitetin dhe spitalin e fëmijëve në qytetin ukrainas.

21:19 10.3.2022

Moska ofron korridore humanitare në Rusi

Ministria ruse e Mbrojtjes i ka thënë agjencisë së lajmeve Interfax se do të hapë një numër korridoresh humanitare në Rusi për qytetarët ukrainas pa miratimin e Kievit.

Zyrtarët thanë se korridoret do të hapen në orën 10:00 me kohën lokale të Moskës çdo ditë gjatë kohëzgjatjes së konfliktit.

Ofertat për hapjen e korridoreve humanitare drejt Rusisë janë cilësuar më parë si “cinike2.

Ukraina hodhi poshtë një ofertë të ngjashme më herët dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka quajtur propozimet e tilla “absurde”.

21:44 10.3.2022

“Lufta në Ukrainë duhet të ndalet”

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha në Prishtinë se  pushtimi rus i Ukrainës “ishte censurë apo një thirrje zgjimi referuar rëndësisë strategjike të rajonit të Ballkanit Perëndimor”.

Ajo tha se kjo luftë të ndalet, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, është duke sulmuar ukrainasit me bomba dhe raketa.

“Kjo luftë po bëhet me bomba dhe raketa kundër njerëzve në Ukrainë dhe për këtë arsye duhet të bëjmë çdo gjë që ta ndalojmë këtë luftë dhe të krijojmë korridore humanitare”, tha ajo.

Baerbock foli edhe për sanksionet që Perëndimi i ka vendosur ndaj Rusisë, pas fillimit të sulmeve në Ukrainë.

Ajo falënderoi Qeverinë e Kosovës që i është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë dhe tha se ky qëndrim i qartë ka treguar edhe njëherë se Kosova si i gjithë rajonit i Ballkanit Perëndimor i përket Evropës.

“I vendosim sanksione që ne mendojmë që janë të nevojshme. Kur i vendosim ato, e dimë që i vendosim për një kohë të gjatë, prandaj i shqyrtojmë me saktësi para se t’i vendosim sepse nuk duam t’i tërheqim menjëherë. Nëse do të mund ta ndalnim luftën, do ta bënim. E dimë që Putin ka rezerva dhe nuk do ta ndalojë luftën menjëherë”, tha ajo.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG