Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
22:10 10.3.2022

SHBA: Shumë qytete ukrainase janë të rrethuara

Departamenti Amerikan i Shtetit beson se forcat ruse kanë rrethuar “shumë” qytete, pasi shkatërruan pjesën më të madhe të infrastrukturës së tyre, tha zëdhënësi Ned Price.

Price nuk specifikoi se cilat qytete ukrainase janë aktualisht të rrethuara.

Në fjalën e tij, Price tha se sulmet ruse në qytetet e Ukrainës kanë lënë banorët pa ujë, energji elektrike, ushqime dhe ilaçe.

Shumë njerëz, shtoi Price, nuk kanë mundur të shpëtojnë si rezultat i “bombardimeve të pamëshirshme”.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se Rusia po angazhon “një numër të shtuar” forcash për të rrethuar qytetet ukrainase.

“Kjo do të zvogëlojë numrin e forcave të disponueshme për të vazhduar përparimin e tyre dhe do të ngadalësojë më tej përparimin rus”, tha Ministria britanike e Mbrojtjes.

22:40 10.3.2022

Ambasadorja e SHBA-së në OKB: Rusia ka kryer krime lufte

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, i tha BBC-së se Rusia ka kryer krime lufte në Ukrainë.

Duke folur për programin World Service Newshour, ajo tha se “po punojnë me komunitetin ndërkombëtar për të dokumentuar krimet që Rusia po kryen kundër popullit ukrainas”.

“Ato përbëjnë krime lufte - ato janë sulme ndaj civilëve që nuk mund të justifikohen në asnjë mënyrë”, shtoi ajo.

E pyetur në lidhje me paralajmërimin nga Shtëpia e Bardhë më herët se Rusia mund të planifikojë një sulm me armë kimike ose biologjike në Ukrainë, ajo tha “asgjë nuk është e pamundur”.

“Thjesht duhet të sigurohemi që jemi të përgatitur të përgjigjemi dhe t’ua bëjmë me dije këtë dhe ne jemi të gatshëm ta bëjmë atë në çdo nivel të mundshëm”, tha ajo.

Sipas saj, ka prova që rusët kanë përdorur “disa metodat që përdorën në Siri, në Aleppo”.

22:49 10.3.2022

BE do të heq dorë nga karburantet fosile ruse

Bashkimin Evropian duhet të ndalojë përdorimin e karburanteve ruse në gjysmë dekade, ka thënë presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen në samitin e liderëve të bllokut në Versajë të Francës.

“Ne jemi shumë të varur nga karburantet fosile ruse”, shkruan ajo në Twitter.

Von der Leyen thotë se ajo do të propozojë një plan në mesin e majit për të “shkarkuar” naftën, gazin dhe qymyrin rus deri në vitin 2027.

22:59 10.3.2022

Lexues të nderuar, këtu po e mbyllim mbulimin e drejtpërdrejtë për ngjarjet në Ukrainë. Do të rikthehemi sërish nga ora 07:00.

Ndërkaq, më poshtë mund të lexoni, të përmbledhura, disa prej ngjarjeve kryesore të ditës së 14-të të luftës në Ukrainë:

  • Që nga 24 shkurti kur nisi pushtimi rus në Ukrainë janë vrarë të paktën 71 fëmijë dhe më shumë se 100 janë plagosur, tha të enjten një zyrtar i Parlamentit ukrainas.
  • Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, u bëri thirrje ushtarëve rusë që të dorëzohen.
  • Vullnetarët thonë se qytetarët në Ukrainë kanë nevojë për ushqim dhe ujë.
  • Sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, shumë njerëz në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit, tani kanë mbetur pa ushqim për fëmijët e tyre.
  • Agjencia e shëndetit riprodhues të Kombeve të Bashkuara njoftoi të enjten se dy maternitete të tjera ukrainase janë sulmuar dhe shkatërruar para sulmit rus të së mërkurës në Mariupol.
  • Afër 120 milionë funte janë mbledhur në Mbretërinë e Bashkuar për të ndihmuar Ukrainën.
  • Autoritet e qytetit të Mariupolit, njoftuan se asnjë civil nuk është larguar të enjten nga ky qytet.
  • Biden dhe Erdogan diskutuan për “shqetësimin e tyre të përbashkët”, pushtimin rus të Ukrainës.
  • Më shumë se 80,000 njerëz janë evakuuar nga zonat përreth Kievit dhe Sumit gjatë dy ditëve të fundit.
  • Kryeministri britanik, Boris Johnson tha se ka frikë se Rusia do të përdorë armë kimike.
  • Ministria ruse e Mbrojtjes i ka thënë agjencisë së lajmeve Interfax se do të hapë një numër korridoresh humanitare në Rusi për qytetarët ukrainas pa miratimin e Kievit.
  • Departamenti Amerikan i Shtetit beson se forcat ruse kanë rrethuar “shumë” qytete të Ukrainës.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG