Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
07:21 11.3.2022

Mirëmëngjesi lexues të nderuar!

Këtu po e hapim sërish blogun ku mund të lexoni zhvillimet e fundit lidhur me ngjarjet në Ukrainë.

Lufta Rusi - Ukrainë sot ka hyrë në ditën e 15-të.

Më poshtë mund të lexoni informacionet e fundit nga atje:

 

Rusia: Separatistët e mbështetur nga Rusia pushtojnë qytetin Volnovakha

Separatistët e mbështetur nga Rusia kanë pushtuar qytetin ukrainas Volnovakha, në veri të portit të Mariupolit.

Kështu është cituar të ketë thënë Ministria ruse e Mbrojtjes, nga agjencia e lajmeve RIA, të premten.

Volnovakha është strategjikisht i rëndësishëm si një portë veriore për në Mariupol. 

07:41 11.3.2022

Kina: Situata në Ukrainë është shqetësuese 

Kryeministri kinez, Li Keqiang, ka bërë thirrje për përmbajtje në konfliktin në Ukrainë për të shmangur një fatkeqësi humanitare.

Derisa e quajti situatën "me të vërtetë shqetësuese", Li shmangi kritikimin e pushtimit rus në komentet e tij në një konferencë shtypi në Pekin të premten, më 11 mars.

"Ne sinqerisht shpresojmë se situata do të lehtësohet dhe paqja do të kthehet sa më parë," tha Li.

Ai shtoi se është e rëndësishme tani të mbështesin Rusinë dhe Ukrainën në negociatat e tyre.

 

07:59 11.3.2022

Civilët goditen në qytetin Dnipro të Ukrainës

Zona me civilë ishin cak i granatimeve ruse në qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro të premten.

Shërbimet e emergjencës thanë se një person është vrarë në atë që dukej të ishte sulmi i parë i drejtpërdrejtë në qytet.

“Herët të premten, ka pasur tre sulme ajrore në qytet, domethënë goditën një kopsht fëmijësh, një ndërtesë apartamentesh dhe një fabrikë këpucësh dykatëshe, duke shkaktuar një zjarr. Një person vdiq," u tha në një deklaratë nga shërbimet e emergjencës.

 

08:17 11.3.2022

Ukraina shpreson se korridori humanitar nga Mariupoli do të hapet të premten

Ukraina shpreson se një korridor humanitar do të hapet me sukses për civilët që të largohen nga qyteti i rrethuar i Mariupolit të premten, tha zëvendëskryeministrja, Iryna Vereshchuk.

Përpjekjet për të siguruar një kalim të sigurt për largimin e banorëve të bllokuar të Mariupolit kanë dështuar vazhdimisht këtë javë.

Pamje nga qyteti i Mariupolit
Pamje nga qyteti i Mariupolit

 

 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG