Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
08:50 11.3.2022

Gazi rus me rrjedhje stabile në tubacionet kryesore për në Evropë

Rusia po vazhdon të dërgojë gaz në Gjermani përmes “Rjedhës Veriore 1” dhe  në Poloni dhe në Sllovaki përmes Ukrainës në nivele përgjithësisht të pandryshuara.

Kështu treguan të dhënat e operatorit të tubacionit të premten në mëngjes.

Rrjedha e gazit drejt perëndimit rifilloi më 25 shkurt, fillimisht me ndërprerje dhe më pas me rrjedhje stabile që nga mbrëmja e 8 marsit.

 

09:41 11.3.2022

Putin: Vullnetarët të mirëseardhur për të ndihmuar në luftën me Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin tha të premten se do të lejonte vullnetarët të luftonin kundër forcave ukrainase dhe miratoi dorëzimin e sistemeve të raketave perëndimore të kapura, te luftëtarët e mbështetur nga Rusia.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu propozoi dorëzimin e sistemeve antitank të prodhimit amerikan si Javelin dhe Stinger për luftëtarët nga rajonet Luhansk dhe Donjeck.

Putin, duke folur në një takim të këshillit rus të sigurisë, tha se ai e mbështet një ide të tillë.

 Ai tha gjithashtu se ata që duan të dalin vullnetarë për të luftuar me forcat e mbështetura nga Rusia duhet të lejohen.

 Shoigu tha se kishte 16,000 vullnetarë në Lindjen e Mesme që ishin gati të vinin për të luftuar me forcat e mbështetura nga Rusia.

09:59 11.3.2022

Autoritetet ukrainase: Forcat ruse goditën spitalin psikiatrik në Ukrainë

Forcat ruse goditën një spital psikiatrik pranë qytetit lindor të Ukrainës, Izyum, të premten, thanë autoritetet rajonale.

Oleh Synegubov, guvernatori i rajonit të Harkivit, tha se 330 njerëz ishin në spital dhe se 73 ishin evakuuar.

Numri i viktimave ende nuk është përcaktuar, tha ai, duke e përshkruar atë si një "sulm brutal ndaj civilëve".

10:36 11.3.2022

OKB: Më shumë se 2.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina

Agjencia e Kombeve të Bashkuara e migracionit, tha të premten, më 11 mars se më shumë se 2.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina deri më tani.

Shifrat e fundit tregojnë 200,000 refugjatë shtesë që nga raporti i fundit deri më 10 mars.

Në anën tjetër, , Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha të premten se të paktën 1.85 milionë njerëz u zhvendosën brenda Ukrainës.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG