Rusia kufizon qasjen në Instagram
Rusia tani ka konfirmuar se do të kufizojë qasjen në rrjetin social, Instagram.
Kjo vjen pasi kompania mëmë e këtij rrjeti social, Meta, ndryshoi rregullat e saj në disa vende për të lejuar shprehjen e ndjenjave të ashpra ndaj forcave ruse, por jo edhe ndaj civilëve rusë.
SHBA ndalon importin e alkoolit dhe ushqimeve të detit nga Rusia
Shtetet e Bashkuara do të ndalojnë importet e alkoolit si vodka, dhe ushqimeve të detit, si kaviari, nga Rusia, thanë zyrtarët amerikanë.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në një konferencë për media ka shpalosur masat e tjera ndaj Rusisë për shkak të operacionit të saj për pushtimin e Ukrainës.
SHBA ndalon eksportin e mallrave luksoze në Rusi
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden gjatë një konference nga Shtëpia e Bardhë në Uashington përmendi ndalimin e eksportit të mallrave luksoze.
Sipas zyrtarëve amerikanë, këtu mes tjerash, SHBA-ja do të ndalojë eksportin e mallrave luksoze në Rusi që përfshinë artikuj si duhan, veshje, bizhuteri, makina dhe antike.
Qëllimi i këtyre masave sipas zyrtarëve amerikanë është që vazhdohet me dëmtimin e oligarkëve rusë duke i privuar ata nga komoditeti pasi SHBA-ja vazhdon përpjekjet e saj për ushtrim të presionit rreth atyre që janë afër presidentit rus, Vladimir Putin.
KËTU mund të lexoni më shumë.
Biden: Rusia do të paguajë çmim të rëndë po përdori armë kimike
Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi të premten, më 11 mars se Rusia do të paguajë një çmim të rëndë nëse përdor armë kimike në Ukrainë.
“Rusia do të paguajë një çmim të rëndë nëse përdorë armë kimike", tha Biden.