Gazetari i Radios Evropa e Lirë plagoset në afërsi të Kievit
Gazetari i Radios Evropa e Lirë, Marian Kushnir, pësoi një tronditje nga një sulm rus mbi forcat ukrainase pranë Kievit në orët e hershme të mëngjesit të 11 marsit.
Kushnir, i cili po monitoronte një njësi të ushtrisë ukrainase, raportoi se sulmi ndodhi rreth orës tre të mëngjesit në qytetin Baryshivka, rreth 35 kilometra në lindje të Kievit.
Rrëfimi i korrespodentit të REL-it për luftën në Ukrainë
Korrespodent i Radios Evropa e Lirë në Ukrainë, Marian Kushnir i cili i plagos nga një sulm i forcave ruse, ka rrëfyer para pak ditësh se si rastisi që më 24 shkurt, të ishte pikërisht në zonën ku Federata Ruse nisi sulmin ndaj Ukrainës. Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e plotë.
SHBA: Rusia mund të përdorë agjentë kimikë ose biologjikë në Ukrainë
Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Rusia ka një histori të dokumentuar mirë të përdorimit të armëve kimike.
Thomas-Greenfield tha se SHBA-ja "ka shqetësime serioze se Rusia mund të planifikojë të përdorë agjentë kimikë ose biologjikë kundër popullit ukrainas".
Lexo KËTU lajmin e plotë.
Këto deklarata, ambasadorja amerikane i bëri duke folur në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të premten më 11 mars, takim ky i mbledhur me kërkesë të Rusisë ku ambasadori i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya pohoi paraprakisht se forcat e Moskës kanë gjetur prova të një përpjekjeje për të pastruar provat e armëve biologjike në Ukrainë.
Çfarë janë armët kimike?
Këtu është një shpjegim i thjeshtë se çfarë janë armët kimike të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të Evropës kanë frikë se Rusia mund t’i përdorë në Ukrainë.
Armët kimike janë çdo lloj municioni që bart në vete toksina ose substanca kimike që sulmojnë sistemin e trupit të njeriut.
Ekzistojnë këto kategori të ndryshme të armëve kimike:
- Ekzistojnë agjentët mbytës si ‘Fosgeni’ që është gaz pa ngjyrë shumë helmues i cili është përdorur gjatë Luftës së parë Botërore. Sulmon mushkëritë dhe sistemin e frymëmarrjes
- Ekzistojnë po ashtu agjentët flluskë si gazi mustardë që djeg lëkurën dhe verbon njerëzit
- Janë të njohur edhe agjentët nervorë të cilët ndërhyjnë në komunikimin e trurit me muskujt e trupit. Një pikë e vogël e tyre mund të jetë fatale.
Të gjithë këta të ashtuquajtur agjentë kimikë mund të përdoren dhe shpërndahen përmes predhave, bombave dhe raketave. Por siç dihet botërisht, që të gjithë janë rreptësishtë të ndaluar të përdoren në luftëra përmes Konventës së Armëve Kimike.
Lexoni më poshtë se çfarë thotë SHBA-ja për rrezikun që Rusia të përdorë agjentë kimikë dhe biologjikë në Ukrainë.