Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
08:13 12.3.2022

Korridoret humanitare mund të hapen të shtunën

Korridoret humanitare në Ukrainë, përfshirë ato nga qyteti i rrethuar jugor, Mariupol, mund të hapen të shtunën, ka thënë, Vadym Denysenko, këshilltar në Ministrinë ukrainase për Punë të Brendshme, në një deklaratë dhënë televizionit shtetëror më 12 mars.

08:29 12.3.2022

Rusia flet për shkatërrimet e infrastrukturës ushtarake në Ukrainë

Trupat ruse kanë shkatërruar 3,491 objekte të infrastrukturës ushtarake të Ukrainës deri më tani, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters, duke u bazuar në raportimet e agjencive ruse të lajmeve.

Forcat ruse “vazhdojnë ofensivën në Ukrainë në front të gjerë”, është cituar të ketë thënë Konashenkov.

Radio Evropa e Lirë nuk i ka verifikuar këto deklarata.

 

08:50 12.3.2022

Forcat e Kremlinit po tentojnë të rikthejnë momentumin

Forcat ruse duket se kanë bërë përparim të vogël në luftën e tyre drejt kryeqytetit ukrainas, Kiev.

Sirenat janë dërguar në disa qytete të Ukrainës në orët e para të 12 marsit, bashkë me thirrjet që njerëzit të gjejnë streha të sigurta, sipas mediave lokale.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka thënë se Ukraina “veçse ka arritur në një pikë kthese strategjike”.

”Është e pamundshme të themi edhe sa ditë na kanë mbetur për të çliruar tokën ukrainase. Mirëpo mund të themi se do ta bëjmë këtë gjë”, ka thënë Zelensky në një video-adresim, teksa pushtimi rus ka hyrë në javën e tretë.

Lexojeni artikullin e plotë.

 

09:18 12.3.2022

Rreth 1.6 milion persona ikin në Poloni

Rreth 1.6 milion persona kanë ikur nga Ukraina në Poloni, prej shpërthimit të luftës më 24 shkurt, ka thënë Garda Kufitare polake të shtunën.

Jo të gjithë prej këtyre refugjatëve besohet se janë në Poloni.

Maciek Duszczyk, zëvendës-rektor për hulumtime në Universitetin e Varshavës, ka vlerësuar se rreth 1 milion refugjatë janë në Poloni dhe pjesa tjetër ka shkuar në shtete tjera.

Pjesa më e madhe e refugjatëve kanë shkuar në qytete të mëdha, për shkak të mundësive më të mëdha për punësim.

Autoritetet lokale në Varshavë dhe Krakov, kanë thënë se janë mbushur kapacitetet e strehimit të refugjatëve.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG