Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
10:47 12.3.2022

Ministria ukrainase: Rusia bombardon një xhami që​ strehonte 80 persona 

Forcat ruse kanë bombarduar një xhami në qytetin Mariupol, ku janë strehuar më shumë se 80 të rritur dhe fëmijë, përfshirë shtetas turq, ka thënë Ministria e Jashtme ukrainase.

Ministria ka thënë se xhamia Sulltan Sylejmani i Madhërishëm në Mariupol është bombarduar nga “pushtuesit” rusë.

Ukraina ka akuzuar Rusinë se nuk po lejon daljen e qytetarëve nga Mariupoli, dhe për pasojë qindra mijëra persona kanë mbetur të bllokuar.

Rusia fajëson Ukrainën se ka dështuar në përpjekjet për evakuim.

Ende nuk ka informacion nëse është vrarë apo plagosur dikush brenda xhamisë.

Moska, në anën tjetër, hedh poshtë vazhdimisht raportimet për shenjëstrim të civilëve.

11:12 12.3.2022

Dhimbja për shtëpinë e dytë

Ish-futbollisti kosovar, Armend Dallku, thotë se po përcjell me shqetësim dhe dhembje luftën ruse në Ukrainë. Dallku, i cili për më shumë se një dekadë ka jetuar në këtë vend dhe ka luajtur për ekipin e futbollit atje, thotë se ka shokë e miq në Ukrainë, që po rrezikohen nga sulmet ruse.​

Dhimbja për shtëpinë e dytë
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:03:08 0:00

 

11:28 12.3.2022

Raketat godasin një aeroport ushtarak në jug të Kievit

Një aeroport ushtarak ukrainas në jug të Kievit, është goditur nga raketat ruse.

Kryetari i qytetit Vasilkiv ka thënë sulmi ka shkatërruar pistën dhe një depo të naftës, si dhe ka shkaktuar shpërthim të municionit.

Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale është parë duke dalë tym i zi nga zona e sulmit.

Në pjesën tjetër të Ukrainës, qyteti Çernihiv është përballur me bombardime intensive.

Në të nuk ka furnizime të ujit dhe në disa zona as rrymë.

Qyteti Mikollaiv, i cili gjendet në mes të qytetit të pushtuar Herson dhe qytetit të tretë më të madh ukrainas, Odesa, është përballur po ashtu me bombardime.

Një spital për trajtim të kancerit është goditur, ndonëse sipas raportimeve fillestare nuk ka të plagosur seriozisht.

11:43 12.3.2022

Zhvillimet e orëve të fundit rreth luftës në Ukrainë:

  • Një aeroport ushtarak në jug të Kievit është goditur me raketa, teksa raportimet sugjerojnë se forcat ruse janë vetëm 25 kilometra larg qendrës së kryeqytetit ukrainas
  • Sirenat janë dëgjuar përgjatë natës në shumë qytete rreth Ukrainës – nga Lviv në perëndim deri te Sumi në verilindje
  • Një xhami është bombarduar nga forcat ruse në qytetin Mariupol, ku kanë qenë duke u strehuar 80 civilë, kanë thënë zyrtarët ukrainas
  • Banorët e Mariupolit besohet se janë duke jetuar në temperatura të ulëta. Ata janë pa rrymë, me pak ushqim dhe ujë
  • Rusia ka akuzuar Ukrainën se ka refuzuar gati të gjitha ofertat për të krijuar korridore humanitare në qytetet ku ka sulme
  • Presidenti amerikan, Joe Biden ka përsëritur se Shtetet e Bashkuara nuk do të përfshihen drejtpërdrejt  kundër Rusisë në luftën në Ukrainë
  • Rusia ka bërë pretendime – pa të dhëna – për aktivitete me armë biologjike amerikane në Ukrainë, në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
  • Ukraina sugjeron se Bjellorusia mund t’i bashkohet pushtimit rus në orët në vijim

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG