Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
13:29 12.3.2022

Macron dhe Scholz në bisedime tjera me Putinin

Lideri i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz janë duke mbajtur një tjetër rund të bisedave telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ata kanë kontaktuar me të edhe të enjten, kur Macron dhe Scholz kanë kërkuar armëpushim të menjëhershëm nga Rusia.

Moska, në anën tjetër, ka hedhur poshtë këto thirrje.

Macron e ka përmendur nevojën që kanalet e komunikimi të mbeten të hapura dhe ka zhvilluar nëntë biseda telefonike me Putinin prej përshkallëzimit të krizës.

13:45 12.3.2022

Zhvillimet e fundit rreth luftës në Ukrainë!

Në Kiev është ora 15:00

Çfarë duhet të dini nëse na jeni bashkuar tani:

  • Forcat ruse i afrohen Kievit: Ka raportime për luftime intensive jashtë kryeqytetit të Ukrainës, të cilin Moska e konsideron shënjestër kyçe. Inteligjenca britanike ka thënë se forcat ruse janë 25 kilometra larg qendrës. Zyrtarët ukrainas frikësohen se rusët mund të jenë duke përgatitur sulm të shkallës së gjerë.
  • Qytetet kyçe janë rrethuar: Sirena dhe mjetet shpërthyese janë dëgjuar në disa qytete rreth Ukrainës. Harkivi, Mariupoli, Mikollaiv dhe Sumi janë duke u përballur me bombardime të vazhdueshme si dhe temperatura të ulëta, pa rrymë dhe me pak rezerva të ushqimit. Në Mariupol, një xhami, që ka strehuar më shumë se 80 të rritur dhe fëmijë, është bombarduar nga forcat ruse, kanë thënë zyrtarët ukrainas.
  • Zemërim për rrëmbimin e kryetarit: Qindra banorë kanë dalë në rrugët e qytetit, Melitopol, për të protestuar kundër rrëmbimit të kryetarit nga forcat ruse. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm dhe ka akuzuar forcat ruse se po “kalojnë në një fazë tjetër të terrorit”
  • Bisedime të reja: Lideri i Francës dhe ai i Gjermanisë kanë zhvilluar një tjetër rund të bisedave telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin. Ata kanë qenë në kontakt me të edhe të enjten, kur Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz kanë bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm. Moska, në anën tjetër, ka hedhur poshtë këtë kërkesë.
  • Kriza me refugjatë: Konflikti ka nxitur 2.5 milionë ukrainas të largohen drejt shteteve fqinje. Polonia ka thënë se 1.6 milion persona kanë arritur në këtë shtet, derisa Moldavia ka thënë se arritur në pikë kritike të menaxhimit të situatës
14:02 12.3.2022

Ukraina thotë se 79 fëmijë janë vrarë në luftë

Zyra e Kryeprokurorit të Ukrainës ka thënë se të paktën 79 fëmijë janë vrarë dhe rreth 100 janë plagosur prej nisjes së pushtimit rus në Ukrainë më 24 shkurt.

Zyra e Kryeprokurorit ka thënë në deklaratën e së shtunës që më së shumti viktima ka në Kiev, Harkiv, Donjeck, Sumi, Herson dhe Zhitomir.

Në deklaratë është thënë se shifrat nuk janë përfundimtare, sepse luftimet janë duke vazhduar.

Zyra e Prokurorit ka thënë që më shumë se 280 institucione edukative janë goditur dhe nëntë prej tyre janë shkatërruar plotësisht, duke ua pamundësuar shumë nxënësve qasjen në edukim.

14:12 12.3.2022

Abramovich pezullohet si udhëheqës i Chelsea-s

Liga angleze e futbollit ka diskualifikuar pronarin e klubit, Chelsea, Roman Abramovich nga pozita e udhëheqësit, pasi oligarku është sanksionuar nga Qeveria britanike, në lidhje me pushtimin rus në Ukrainë.

Klubit i është dhënë licencë speciale për të vepruar, pavarësisht se Abramovichit i janë ngrirë asetet.

Liga angleze e futbollit ka thënë se diskualifikimi i Abramovichit nuk do të ndikojë “në aftësinë e klubit për t’u trajnuar dhe për të luajtur”.

Roman Abramovich.
Roman Abramovich.

 

 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG