Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
19:28 12.3.2022

Rusia: Centralet e Çernobilit dhe Zaporizhjas po operohen nga stafi ukrainas

Centralet bërthamore të Çernobilit dhe Zaporizhjas, që janë nën kontrollin e forcave ruse, po operohen dhe menaxhohen nga stafi ukrainas, tha Agjencia ruse e Energjisë Bërthamore, Rosatom, sipas agjencisë Ria.

Në deklaratën e Rosatom u tha se me ndihmën e specialistëve rusë është rregulluar furnizimi me energji elektrike në centralin e çmontuar të Çernobilit.

Autoritetet ruse po ashtu thanë se aktivitetet për të garantuar siguri në centralet bërthamore ukrainase po ndërmerren në koordinim me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.

*Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU

19:51 12.3.2022

Hyundai pezullon marrëveshjen për sponsorizimin e klubit Chelsea

Hyundai ka njoftuar se do të pezullojë sponsorizmin e klubit të futbollit Chelsea pas sanksioneve të vendosura ndaj pronarit të këtij klubi, rusit Roman Abramovich.

Kjo kompani e veturave kishte një marrëveshje katërvjeçare me Chelsea në vlerë prej rreth 50 milionë funtash.

"Hyundai është shndërruar në një prej partnerëve më të fuqishëm të futbollit gjatë viteve të fundit”, tha kompania.

“Ne ishin krenar të mbështesnim futbollistët dhe fansat e futbollit përmes partneritetit me Chelsea. Por, në bazë të rrethanave të fundit, ne kemi vendosur që të pezullojmë aktivitetet tona të marketingut dhe komunikimit me klubin deri në njoftimin e radhës”, u tha në deklaratë.

Abramovich është në listën e sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar lidhur me luftën në Ukrainë. Ai është sanksionuar për shkak të lidhjeve të tij të afërta me presidentin rus, Vladimir Putin.

 

20:01 12.3.2022

Ukraina raporton për civilë të vrarë gjatë evakuimeve

Ushtria ukrainase tha se trupat ruse kanë hapur zjarr ndaj një konvoji që po evakuonte civilët nga qytetet e rrethuara ukrainase, duke vrarë shtatë persona.

Sipas autoriteteve ukrainase, në konvojin e sulmuar po udhëtonin gra dhe fëmijë, të cilët po largoheshin nga një fshat në veriperëndim të Kievit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës një prej viktimave ishte fëmijë.   

Inteligjenca ukrainase tha se incidenti ndodhi në një korridor humanitar të hapur për të evakuuar civilët nga fshati Peremoha. Ky korridor, siç thanë autoritetet ukrainase, ishte hapur me pajtimin e dy palëve.

Inteligjenca tha po ashtu se banorët e tjerë që i shpëtuan këtij sulmi u detyruan që të ktheheshin në Peremoha dhe nuk po lejohen që të largohen nga ky fshat.

Ukraina në disa raste e ka akuzuar Rusinë se nuk po respekton marrëveshjet e armëpushimit për evakuimin e civilëve dhe po sulmon caqe civile.

 

20:36 12.3.2022

SHBA-ja me ndihmë shtesë për Ukrainën 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, të shtunën autorizojë 200 milionë dollarë për armë dhe ndihmë tjetër ushtarake për Ukrainën, tha Shtëpia e Bardhë, teksa zyrtarët ukrainas thanë se për shkak të granatimeve ruse po rrezikohen përpjekjet për evakuimin e civilëve.

Vendimi i fundit i Bidenit e sjell në 1.2 miliard dollarë ndihmën e sigurisë që SHBA-ja i ka dhënë Ukrainës në vitin e fundit, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

Në një memorandum dërguar Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, presidenti Biden urdhëroi që 200 milionë dollarë të alokohen përmes Aktit për Ndihmë të Jashtme dhe të dërgohen për ndihmë Ukrainës.

Ky fond mund të përdoret për armë dhe aspekte të tjera të mbrojtjes nga stoqet e Departamentit amerikan të Mbrojtjes, por edhe për trajnimet ushtarake që do ta ndihmonin Ukrainën në luftën kundër forcave pushtuese ruse.

Pentagoni nuk komentoi menjëherë se për çfarë armësh do të përdoren këto fonde të reja.

*Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG