Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
20:45 12.3.2022

Takimet Ukrainë-Rusi vazhdojnë përmes video-lidhjes

Këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhailo Podolyak, bëri të ditur të shtunën se bisedimet me delegacionin e Federatës Ruse po vazhdojnë përmes video-lidhjes.

“Janë krijuar nëngrupe të posaçme të punës. Qëndrimet e Ukrainës janë të përcaktuara nga direktivat e mëparshme”, shkroi ai në Twitter.

Që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt, delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë janë takuar tri herë në Bjellorusi, ku kanë diskutuar për armëpushim dhe hapjen e korridoreve humanitare.

Edhe pse disa herë janë hapur korridore humanitare, Kievi ka akuzuar Moskën se ka shkelur marrëveshjet e armëpushimit dhe ka sulmuar caqe civile.

Të shtunën, autoritetet e mbrojtjes së Ukrainës raportuan për shtatë të vrarë gjatë evakuimeve nga një fshat në afërsi të Kievit. Ukraina tha se forcat ruse hapën zjarr teksa një konvoj me gra dhe fëmijë po tentonin të largoheshin.

Ukraina dhe Rusia po ashtu kanë zhvilluar një takim në Antali. Kryediplomatët e të dy shteteve u takuan gjatë kësaj jave në këtë qytet turk, por takimi përfundoi pa rezultate konkrete.

21:18 12.3.2022

Jeta në qytetin ukrainas të kontrolluar nga Rusia  

Në ditën e parë të pushtimit rus të Ukrainës, forcat ruse lëvizën rreth 50 kilometra nga rajoni i okupuar ukrainas i Krimesë për në qytetin e Oleshkit, që gjendet pranë qytetit jugor të Hersonit.

Shumica e trupave ruse janë larguar tashmë, por ky qytet është prapa vijës dhe i shkëputur nga Qeveria në Kiev.

Kryetari i këtij qyteti ka rrëfyer për Radion Evropa e Lirë se me çfarë sfidash po përballen banorët pasi qyteti ra në duart e rusëve.

*Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU

21:31 12.3.2022

Kuleba: Do të negociojmë, por nuk do të dorëzohemi

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se shteti i tij është i gatshëm të hyjë në negociata me Rusinë, por forcat ukrainase nuk do të dorëzohen para regjimit të Vladimir Putinit dhe nuk do të pranojnë ultimatume.

Duke folur në një ngjarje virtuale, Kuleba u tha gazetarëve se ai është i hapur për diskutime diplomatike me Moskën, por paralajmëroi se Rusia po shtyn përpara kërkesa që janë të papranueshme për Ukrainën.

Ai tha se forcat e Kievit kanë nevojë për më shumë furnizime ushtarake dhe ripërsëriti kërkesën e Ukrainës që shtetet perëndimore duhet ta furnizojnë Kievin me avionë luftarakë, duke shtuar se jeta e civilëve mund të shpëtohet vetëm nëse forcohet mbrojtja ajrore.  

Ai po ashtu tha se Moska po përdorë taktika të ngjashme shkatërruese që janë përdorur gjatë luftës civile siriane dhe ftoi shtetet perëndimore që të ndihmojnë Ukrainën që të hetojë krimet e pretenduara të luftës të kryera nga Rusia.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

 

21:38 12.3.2022

Zelensky: 1,300 ushtarë ukrainas janë vrarë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një konferencë për gazetarë në Kiev, tha se deri më 12 mars janë vrarë 1,300 ushtarë ukrainas. Ai tha se në luftën në Ukrainë, forcat e shtetit të tij kanë vrarë 12,000 ushtarë rusë, duke shtuar se ai nuk është i lumtur për këtë fakt, pasi siç tha, ky nuk është vizioni i tij për botën.​

Zelensky: 1,300 ushtarë ukrainas janë vrarë
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:00:40 0:00

 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG