Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
22:17 12.3.2022

Konvoji me ndihma dhe për evakuimin e civilëve, "rrugës për në Mariupol"

Konvojet me ndihmë humanitare dhe autobusët për evakuimin e civilëve janë nisur gjatë së shtunës drejt disa qyteteve ukrainase.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se evakuimet po vazhdojnë në disa zona të banuara në rajonin e Kievit, edhe pse trupat ruse sulmuan një konvoj me civilë në fshatin Peremoha, duke vrarë shtatë persona.

Ndërkaq, zëvendëskryetari i Mariupolit, Serhiy Orlov, tha se ende po pret që të arrijë konvoji që është nisur nga Zaporizhja, edhe pse tha se ai është duke lëvizur shumë ngadalë.

Zaporizhja është rreth tre orë larg nga Mariupoli. Zyrtarët thanë se konvoji ishte nisur rreth tetë orë më parë.

Por, Orlov tha se ende e ka të pamundur të konfirmojë raportimet e mediave ukrainase se forcat ruse po vidhnin furnizimet që ishin në këtë konvoj, që është nisur drejt qytetit të rrethuar të Mariupolit.

Imazhet satelitore të realizuara më 12 mars shfaqin granatimet në perëndim të Mariupolit.
Imazhet satelitore të realizuara më 12 mars shfaqin granatimet në perëndim të Mariupolit.

 

22:29 12.3.2022

Mijëra banorë evakuohen nga qytete të ndryshme ukrainase

Afër 13,000 civilë ukrainas janë evakuuar përmes korridoreve humanitare gjatë të shtunës, dhe zëvendëskryeministrja e Ukrainës.

Ky numër i të evakuuarve është pothuajse dyfish më i lartë krahasuar me një ditë më parë.

Përmes një mesazhi të postuar online, zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk tha sende askush nuk ka arritur të largohet nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.

Ajo fajësoi forcat ruse për mosevakuimin e banorëve të këtij qyteti në jug të Ukrainës.

Më herët, Moska akuzoi forcat ukrainase se me qëllim nuk po lejojnë që qytetarët e Mariupolit të evakuohen.

Autoritetet lokale të Mariupolit kanë thënë se një konvoj me ndihma humanitare dhe autobusë për të evakuuar qytetarët është nisur nga Zaporizhja rreth tetë orë më parë, por ende nuk kanë informacione se ku gjendet aktualisht ky konvoj.

22:37 12.3.2022

Zelensky bisedon me kryeministrin e Izraelit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, ka biseduar të shtunën me kryeministrin e Izraelit, Naftali Bennett, për agresionin rus dhe për mundësitë e mbajtjes së bisedimeve të paqes.

“Ne duhet të ndalim represionin ndaj civilëve”, tha Zelensky.

Më herët gjatë së shtunës, Zelensky tha se është i gatshëm që të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, në Jerusalem, nën ndërmjetësimin e kryeministrit Bennett.

Ai tha se bisedimeve të paqes duhet t’i paraprijë një marrëveshje e armëpushimit.  

 

23:21 12.3.2022

Lexues të nderuar, këtu po e mbyllim mbulimin e drejtpërdrejtë të ngjarjeve në Ukrainë. Do të rikthehemi nga ora 07:00.

Ndërkaq, më poshtë mund të lexoni ngjarjet kryesore të ditës së 17-të të luftës në Ukrainë:

  • Ukraina tha se afër 13,000 civilë u larguan nga qytetet e rrethuara përmes korridoreve humanitare. Por, në një fshat pranë Kievit, për shkak të sulmeve ruse, u vranë shtatë civilë, përfshirë edhe një fëmijë, teksa po tentonin që të evakuoheshin.
  • Banorët e Mariupolit nuk kanë arritur të evakuohen dhe Kievi ka fajësuar Moskën se ka parandaluar largimin e qytetarëve përmes granatimeve
  • Gjatë së shtunës ka pasur luftime të ashpra në disa qytete ukrainase. Në periferi të Kievit është raportuar për luftime, por po ashtu edhe në qytetin-port të Mariupolit. Forcat ruse kanë arritur të bëjnë përparim në Mariupolin e rrethuar, duke marrë nën kontroll disa pjesë në pjesën lindore të periferisë së këtij qyteti
  • Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se afër 1,300 ushtarë ukrainas janë vrarë që prej nisjes së luftës. Ai ka pretenduar se forcat e shtetit të tij kanë vrarë 12,000 ushtarë rusë
  • Zyrtarët ukrainas kanë thënë se janë të gatshëm për bisedime me Rusinë, por ata nuk do të dorëzohen. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, madje ka thënë se është i gatshëm të takohet me Vladimir Putinin në Jerusalem, por ka shtuar se procesit të paqes duhet t’i paraprijë një marrëveshje e armëpushimit
  • Shtetet e Bashkuara kanë ndarë edhe 200 milionë dollarë për ndihmë ushtarake për Ukrainën. Me fondet e reja, ndihma që Uashingtoni ka dhënë për Kievin brenda një viti ka arritur në 1.2 miliardë dollarë
  • Liderët e Francës dhe Gjermanisë kanë kërkuar nga presidenti rus, Vladimir Putin, që të shpallë armëpushim të menjëhershëm. Nga Presidenca franceze kanë thënë se Putin duket se nuk është i gatshëm t’i japë fund luftës

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG