Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
07:53 13.3.2022

Kryetari i Ivano-Frankviskut: Është sulmuar aeroporti

Më herët është raportuar për shpërthime në qytetin perëndimor, Ivano-Frankvisk.

Tani kryetari i qytetit ka thënë se aeroporti është goditur nga një raketë.

“Sipas informacioneve preliminare, shpërthimet në këtë mëngjes kanë qenë të një sulmi në aeroport”, ka thënë Ruslan Martsinkiv në Facebook.

“Ju kujtoj se qëllimi i armikut është paniku dhe frika”, ka thënë ai.

Ky qytet është rreth 114 kilometra në jug të Lvivit, ku është goditur një bazë për stërvitje ushtarake.

08:02 13.3.2022

Pse është i rëndësishëm Lvivi?

Siç kemi raportuar më herët, zyrtarët ukrainas kanë thënë se forcat ruse kanë sulmuar me raketa një qendër të stërvitjeve ushtarake jashtë qytetit të Lvivit.

Është raportuar se nuk ka pasur shpërthime në qendër të Lvivit.

Lvivi është vetëm 80 kilometra larg kufirit me Poloninë dhe qytet drejt të cilit janë nisur shumë ukrainas, të cilët i kanë ikur luftës nga rajone tjera.

Në ditët e para të pushtimit rus, forcat e Rusisë kanë shënjestruar rajonet në veri, lindje dhe jug, duke përfshirë kryeqytetin, Kievin.

Mirëpo në ditët e fundit ka pasur raportime edhe për shpërthime në qendër të shtetit, sikurse në Dnjipro dhe perëndim në qytetin Ivano-Frankvisk.

Lvivi është qytet i njohur për trashëgiminë kulturore.

Deri më tani nuk është prekur nga pushtimi rus.

08:17 13.3.2022

Çfarë është Qendra Ndërkombëtare për Ruajtjen e Paqes dhe Sigurisë?

Administrata ushtarake e rajonit të Lvivit ka thënë se Qendra Ndërkombëtare për Ruajtjen e Paqes dhe Sigurisë në rajonin Javoriv, është shënjestruar në orët e hershme të mëngjesit nga forcat ruse.

Qendra, e cila gjendet 30 kilometra larg Lvivit, është formuar më 2007 për të trajnuar forcat e armatosura të Ukrainës, sidomos misionet paqeruajtëse.

Ajo është rregullisht nikoqire e trupave ndërkombëtare.

Një dokument i NATO-s, në qendër përmend se vetë Qendra Ndërkombëtare për Ruajtje të Paqes dhe Sigurisë synon të ofrojë trajnime për çminim dhe sigurinë ndaj minave për ukrainasit dhe trupat e shteteve tjera.

Kjo qendër është vetëm disa kilometra larg kufirit me Poloninë, rrjedhimisht Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

08:40 13.3.2022

Deklaratat e Rusisë​ dhe Ukrainë​s pë​r luftë​n

Trupat ruse kanë shkatërruar 3,687 objekte të infrastrukturës ushtarake të Ukrainës, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, sipas agjencive ruse të lajmeve.

Ndërkohë ushtria ukrainase ka thënë se ka vrarë mbi 12,000 trupa ruse, si dhe ia ka shkatërruar 374 tanke dhe 140 sisteme të artilerisë.

Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur t'i verifikojë këto deklarata.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG