Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
13:43 13.3.2022

Zjarrfikësit shpëtojnë banorët nga ndërtesat e djegura në Çernihiv

Në një video të publikuar nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencës së Ukrainë, më 13 mars, shihet sesi ekipet e zjarrfikësve tentojnë të shuajnë zjarrin dhe të shpëtojnë banorët nga ndërtesat në Çernihiv, përmes daljeve të improvizuara. Lokacioni i videos është verifikuar nga ndërtesat, përfshirë ato që kanë qenë duke u ndërtuar para luftës, të cilat janë përputhur me pamjet satelitore.​

Zjarrfikësit shpëtojnë banorët nga ndërtesat e djegura në Çernihiv
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:00:55 0:00

 

 

13:54 13.3.2022

Protesta kundër luftës në Rusi

Protesta kundër luftës janë duke u zhvilluar sërish në shumë vende të botës, përfshirë Rusinë – ku kritiku i burgosur i Kremlinit, Aleksei Navalny u ka bërë thirrje njerëzve që të dalin kundër presidentit rus, Vladimir Putin dhe pushtimit në Ukrainë.

Policia ka arrestuar disa persona në Sheshin Manezhnaya në qendër të Moskës.

14:15 13.3.2022

Pamje tjera të protestave nëpër Evropë

Dhjetëra mijëra persona pritet të mblidhen të dielën nëpër qytete të Evropës për të protestuar kundër luftës në Ukrainë. Organizime të vogla janë duke u zhvilluar edhe në Rusi, pavarësisht shtypjes së këtyre protestave nga autoritetet. Shumë pjesëmarrës kanë mbajtur në duart mbishkrimet “Stop luftës” dhe “Paqe dhe solidaritet me popullin e Ukrainës”. Protesta planifikohet të ketë në Varshavë, Londër, Madrid, Frankfurt, Hamburg dhe Shtutgart.​

 

14:31 13.3.2022

Zelensky: Ndihma për Mariupolin është prioritet i Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se detyra më e rëndësishme tani është që Mariupoli i rrethuar të furnizohet me ndihma.

Ai ka thënë se konvoji humanitar është vetëm 80 kilometra larg qytetit, i cili është sulmuar vazhdimisht nga forcat ruse në javën e fundit.

“Ne jemi duke bërë gjithçka për të thyer rezistencën e pushtuesve, të cilët janë duke bllokuar edhe priftërinjtë e Kishës Ortodokse”, ka thënë Zelensky në një postim në Facebook.

 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG