Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
16:04 13.3.2022

Fushata vetjake e ish-pilotit sovjetik kundër luftës së Putinit

Volodymyr Bilevich ka shërbyer në forcën ajrore sovjetike dhe atë ruse. Por, kur Rusia pushtoi Ukrainën, piloti i pensionuar nisi një fushatë vetjake kundër luftës. Shërbimi rus i Radios Evropa e Lirë e ka shoqëruar Bilevichin, i cili është qytetar i Rusisë, por i kombësisë ukrainase, teksa ai doli nëpër rrugët e qytetit perëndimor rus Belgorod, afër kufirit me Ukrainën. Ky rrëfim është incizuar para se REL-i të detyrohej të ndërpriste punën në Rusi, më 6 mars, pas trysnisë së fortë nga qeveria ruse për të ndalur raportimin e pavarur atje.​

Fushata vetjake e ish-pilotit sovjetik kundër luftës së Putinit
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:04:30 0:00

 

16:18 13.3.2022

Çekia dhe Sllovakia zotohen për dërgimin e armëve shtesë për Ukrainën  

Një ushtar ukrainas duke hedhur një raketë kundërtanke Javelin. Fotografi ilustruese.
Një ushtar ukrainas duke hedhur një raketë kundërtanke Javelin. Fotografi ilustruese.

Republika Çeke do të dërgojë ndihmë shtesë ushtarake për Ukrainën, tha të dielën ministrja e Mbrojtjes, ndërkaq shteti fqinj, Sllovakia tha se po e shqyrton mundësinë e dërgimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore në Kiev.

Ministrja e Mbrojtjes së Çekisë, Jana Cernochova, tha se shteti i saj, që është në NATO, veçse ka dërguar ndihmë ushtarake në vlerë prej 31.55 milionë dollarësh.

“Mendoj se, të paktën, do ta dyfishojmë këtë shifër”, tha ajo, duke mos dhënë detaje të tjera për dërgesat pasi u thirr në shqetësime të sigurisë.

Ndërkaq, në Sllovaki, anëtar i NATO-s, më 16 mars do të qëndrojë Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger, tha të dielën se gjatë kësaj vizite me gjasë do të diskutojnë për mundësinë e dërgimit në Ukrainë të sistemeve të mbrojtjes raketore S-300, që Sllovakia i ka në pronësi. Këto sisteme janë të prodhuara në kohën sovjetike.

*Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU

16:32 13.3.2022

SHBA-ja zotohet se Rusia do të ketë pasoja pas vrasjes së gazetarit në Ukrainë

Këshilltari për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, tha se Shtetet e Bashkuara do të vendosin “pasoja të përshtatshme” ndaj Rusisë. Lajmi për vdekjen e gazetarit amerikan, Brent Renaud në Ukrainë, sipas tij ishte “shokues dhe i tmerrshëm”.

Ai tha se zyrtarët amerikanë po konsultohen me zyrtarët ukrainas për të përcaktuar se si ndodhi vrasja e gazetarit.

 

 

16:43 13.3.2022

Qindra të arrestuar në Rusi në protestat kundër pushtimit të Ukrainës

Policia duke arrestuar një protestues në Moskë më 13 mars 2022.
Policia duke arrestuar një protestues në Moskë më 13 mars 2022.

Në disa qytete ruse janë duke u mbajtur protesta për të kundërshtuar pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Në këto protesta, deri më tani, janë arrestuar mbi 650 persona.

OVD-Info, që monitoron arrestimet në protesta, tha se deri në orën 17:00 sipas kohës lokale të Moskës, policia ka arrestuar 658 persona gjatë protestave në 35 qytete ruse. Të paktën, 289 prej tyre janë arrestuar në Moskë, tha kjo organizatë e pavarur.

*Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG