Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
20:01 13.3.2022

Ukraina: Është rikthyer furnizimi me rrymë në Çernobil

Furnizimi me energji elektrike është rikthyer në centralin e çmontuar bërthamor të Çernobilit, që është nën kontrollin e forcave ruse, thanë zyrtarët ukrainas të dielën.

“Sot, falë përpjekjeve të jashtëzakonshme të specialistëve ukrainas të energjisë, inxhinierët tanë bërthamorë dhe elektricistët kanë arritur të rikthejnë furnizimin me energji elektrike në centralin bërthamor të Çernobilit, që është nën kontrollin e pushtuesve rusë”, tha ministri për Energji i Ukrainës, German Galushchenko.

“Duke rrezikuar jetën e tyre, inxhinierët tanë kanë qenë në gjendje që të parandalojnë një katastrofë bërthamore që kërcënonte të gjithë Evropën”, shtoi ai.

Furnizimi me energji ishte ndërprerë në Çernobil, pasi forcat ruse e morën nën kontroll atë.

*Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU

20:28 13.3.2022

Kryqi i Kuq bën thirrje që ndihma humanitare të arrijë në Mariupol

Kryqi i Kuq u bëri thirrje të gjitha palëve në konfliktin në Ukrainë që të arrijnë një marrëveshje për ndihmë humanitare, duke theksuar se “koha po mbaron” për Mariupolin, qytetin ukrainas, që pothuajse dy javë është i rrethuar.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira në luftime që ta vendosin ndihmën humanitare në rend të parë”, tha Peter Maurer, drejtor i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

“Banorët e Mariupolit po përballet me javë me jetë a vdekje. Kjo duhet të ndalojë. Siguria e tyre dhe qasja në ushqim, ujë dhe strehim duhet të garantohet”.

Pensionistët dhe fëmijët, por edhe stafi i Kryqit të Kuq, janë duke u strehuar në bodrume pa ngrohje në Mariupol, ku janë të vendosura edhe trupat e personave të vrarë, tha Kryqi i Kuq, duke e përshkruar dhimbjen njerëzore në këtë qytet si të jashtëzakonshme.

Kryqi i Kuq tha se të gjitha palët “duhet të respektojnë ligjin ndërkombëtar humanitar” dhe të mos shënjestrojnë infrastrukturën civile, spitalet dhe personelin shëndetësor.

 

20:35 13.3.2022

Protestuesit paqësorë rusë arrestohen në protestat kundër luftës

Në disa qytete të mëdha ruse më 13 mars u mbajtën protesta kundër luftës në Ukrainë. Shumë persona u arrestuan. Një grua u konfrontua me policinë dhe i tha se mbesën e saj e kishin vrarë pardje “njerëzit tuaj”, që si duket është referencë për luftën në Ukrainë. OVD-Info ka thënë se qindra protestues janë arrestuar në disa qytete ruse. 

Protestuesit paqësorë rusë arrestohen në protestat kundër luftës
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:52 0:00

 

20:58 13.3.2022

Të nderuar lexues, nëse tani jeni kyçur në blogun tonë, këto janë zhvillimet kryesore të ditës së 18-të të luftës në Ukrainë:

  • Ukraina tha se 30 raketa ruse kanë goditur një bazë ushtarake trajnimesh, që gjendet pranë kufirit me NATO-n. Nga ky sulm janë vrarë të paktën 35 persona dhe janë plagosur mbi 130 të tjerë.
  • Gazetari amerikan Brent Renaud është vrarë në qytetin Irpin, që gjendet jashtë Kievit. Ai është gazetari i parë i huaj që është vrarë në luftën në Ukrainë.
  • Për shkak të vrasjes së gazetarit amerikan, autoritetet në Irpin ua kanë ndaluar hyrjen në këtë qytet punonjësve të mediave, ndërkaq Shtetet e Bashkuara janë zotuar se Rusia do të ketë pasoja për vrasjen e gazetarit.
  • Autoritetet ukrainase thanë se 140,000 persona janë evakuuar nga zonat e konfliktit përmes korridoreve humanitare. Megjithatë, në qytetin e rrethuar të Mariupolit, konvojet me ndihma dhe ato për evakuim nuk po mund të arrijnë për shkak të granatimeve ruse. Ky qytet është i rrethuar që 12 ditë, dhe sipas autoriteteve lokale, banorët po përballen pa energji elektrike dhe ngrohje, ndërkaq furnizimi me ushqim dhe ujë janë duke u harxhuar.
  • Luftime janë raportuar edhe pranë qytetit perëndimor Ivano-Frankivsk, ku është sulmuar aeroporti
  • Në Rusi, qindra protestues u arrestuan. Protestat kundër luftës në Ukrainë u mbajtën në dhjetëra qytete ruse
  • Në Serbi, disa qytetarë parakaluan me veturat e tyre nëpër rrugët e Beogradit për të mbështetur pushtimin rus të Ukrainës. Në vetura ata kishin vendosur simbolin ‘Z’ dhe flamuj rusë dhe serbë
  • Zyrtarët në Kiev thanë se kanë arritur që të rikthejnë furnizimin e energjisë elektrike në centralin e Çernobilit. Ata thanë se është shmangur një katastrofë bërthamore që do ta kërcënonte të gjithë Evropën

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG