Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
12:10 14.3.2022

Vdiq shtatzëna që u plagos në maternitetin në Mariupol

Një grua shtatzënë, e plagosur nga bombardimet ruse në një maternitet në qytetin e Mariupolit, raportohet të ketë vdekur së bashku me foshnjën e saj.

Sulmi ndodhi të mërkurën e kaluar, kur u vranë edhe së paku tre persona të tjerë.

Pas sulmit, gruaja u dërgua në një spital tjetër.

Foshnja e saj lindi me prerje cezariane, por nuk dha shenja jete, thanë mjekët ukrainas për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Pak kohë më vonë, sipas tyre, vdiq edhe nëna.

Mjekët thanë se nuk kanë pasur kohë ta merrnin emrin e gruas, përpara se burri dhe babai i saj të vinin për të marrë trupin e saj.

Në këtë fotogaleri mund të shihni pasojat e sulmit rus në spitalin e lindjes në Mariupol, më 9 mars:

 

12:17 14.3.2022

Në foto: Brenda bisedimeve për paqe midis Ukrainës dhe Rusisë

Një nga negociatorët e Kievit ndau në Twitter një fotografi nga bisedimet që po zhvillohen midis Ukrainës dhe Rusisë, me qëllim ndaljen e konfliktit.

Rundi i katërt i bisedimeve po zhvillohet përmes video-konferencës.

Zyrtari ukrainas, Mykhailo Podolyak, tha se të dyja palët i kanë paraqitur tani pozicionet e tyre.

Më herët, ai tha se bisedimet do të fokusohen në vendosjen e armëpushimit në Ukrainë, tërheqjen e trupave ruse dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën.

 

12:39 14.3.2022

Kremlini mohon se i ka kërkuar ndihmë Kinës

Rusia nuk i ka kërkuar Kinës ndihmë ushtarake për aksionet e saj në Ukrainë, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Sipas tij, Rusia “ka ka fuqi të mjaftueshme ushtarake për të përmbushur të gjitha synimet e saj në Ukrainë, në kohë dhe plotësisht”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Zyrtarë të paidentifikuar u thanë mediave të shumta amerikane se Rusia i kërkoi Kinës pajisje ushtarake, përfshirë dronë.

Kjo bëri që SHBA-ja ta paralajmërojë Pekinin se do të përballet me “pasoja” të ashpra nëse mbështet Moskën.

Por, Kina po ashtu e mohoi kërkesën ruse, duke i cilësuar pohimet e zyrtarëve amerikanë si “dezinformata”.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze e akuzoi Uashingtonin për përhapje të gënjeshtrave “dashakeqe” rreth rolit të Kinës në luftë.

12:51 14.3.2022

 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG