Ndërlidhjet

Zgjidhet Qeveria e re e Kosovës

  • Më 11 shkurt, Kuvendi i Kosovës votoi Qeverinë e re të vendit, me Albin Kurtin në krye.
  • Formimit të Qeverisë i hapi rrugë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, i cili u përmbyll po më 11 shkurt.
  • Institucionet e reja formohen pas pothuajse një viti me Qeveri në detyrë dhe Kuvend gati tërësisht jofunksional.
17:01 11.2.2026

Nis hyrja e deputetëve në sallë

Edhe pse ishte parashikuar të niste në orën 17:00, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk ka filluar ende.

Aktualisht, deputetët e zgjedhur po hyjnë në sallë.

Qëndroni me ne për të gjitha zhvillimet!

16:56 11.2.2026

PDK kërkon rezolutë për Gjykatën Speciale në seancën konstituive

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, bëri të ditur se PDK-ja do të propozojë një rezolutë për procesin në Gjykatën Speciale, në seancën e parë të punës së Kuvendit të Kosovës.

Në një konferencë për media, Çitaku dhe bashkëpartiaku i saj, Përparim Gruda, prezantuan rezolutën, e cila, sipas tyre, është hartuar nga ekspertë të pavarur.

Deklarata u dha pak para seancës konstituive dhe gjatë ditës kur në Hagë u zhvillua fjalimi i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, i akuzuar për krime lufte.

Vlora Çitaku
Vlora Çitaku

Gruda tha se rezoluta kërkon që procesi në Hagë të “të kthehet në binarë të standardeve evropiane për gjykim të drejtë dhe të paanshëm” dhe propozoi që Avokati i Popullit të luajë rol në këtë çështje.


16:40 11.2.2026

Rashiti: Nuk pres pengesa në konstituimin e institucioneve

Njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Naim Rashiti, vlerëson se pas rezultateve të zgjedhjeve të dhjetorit, skena politike ka hyrë në një fazë më të qartë, që e bën të mundur konstituimin e Kuvendit pa pengesa të mëdha.

Sipas tij, zgjedhjet e dhjetorit treguan se subjektet politike humbën një vit kohë, për shkak të mungesës së bashkëpunimit, duke përfshirë edhe fituesen e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje, por edhe partitë e tjera opozitare.

“Tani, rezultati është më i qartë - e lejon Lëvizjen Vetëvendosje ta konstituojë Kuvendin dhe ta formojë Qeverinë vetëm, pa ndihmën e ndonjë subjekti”, thotë Rashiti për Radion Evropa e Lirë.

Naim Rashiti
Naim Rashiti

Ai beson se ekziston pajtim i përgjithshëm mes subjekteve politike që institucionet duhet të konstituohen - nga Kuvendi deri te Presidenti - dhe se askush nuk ka interes të rrezikojë të shkojë në zgjedhje të reja.

Sipas tij, edhe çështja kontestuese rreth përfaqësimit të Listës Serbe pritet të zgjidhet përmes votimit në pako të nënkryetarëve të Kuvendit - çka tregon për një “maturim” të partive për ta përmbyllur procesin.

Rashiti shton se nuk sheh sinjale për ndonjë koalicion të mundshëm qeverisës.

“Nuk besoj se për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit apo për formimin e Qeverisë do të ketë gatishmëri për negociata për koalicion”, përfundon Rashiti.

16:23 11.2.2026

Kush do ta drejtojë seancën sot?

Seanca do të drejtohet nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari (LVV), i ndihmuar nga deputetja më e re, Fatma Taçi (KDTP).

Rendi i ditës:

  • Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve;
  • Betimi i deputetëve;
  • Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit;
  • Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG