Ndërlidhjet

Zgjidhet Qeveria e re e Kosovës

  • Më 11 shkurt, Kuvendi i Kosovës votoi Qeverinë e re të vendit, me Albin Kurtin në krye.
  • Formimit të Qeverisë i hapi rrugë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, i cili u përmbyll po më 11 shkurt.
  • Institucionet e reja formohen pas pothuajse një viti me Qeveri në detyrë dhe Kuvend gati tërësisht jofunksional.
19:48 11.2.2026

Në pritje të seancës për votimin e Qeverisë së re...

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet së shpejti në një seancë të re për votimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, bëri të ditur se ka dorëzuar te presidentja Vjosa Osmani propozimin për caktimin e Albin Kurtit si mandatar për formimin e qeverisë.

Deri tani, presidentja Osmani nuk ka dhënë ndonjë reagim të drejtpërdrejtë për këtë propozim; ajo vetëm ka uruar Albulena Haxhiun për zgjedhjen në krye të Kuvendit dhe ka bërë thirrje për bashkëpunim institucional.

Qëndroni me Radion Evropa e Lirë!

19:52 11.2.2026

Abdixhiku: LDK do të jetë zë i arsyes dhe i stabilitetit institucional në Kuvend

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se deputetët e LDK-së dhanë betimin e tyre në Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke marrë përgjegjësi përpara qytetarëve dhe Kushtetutës.

Abdixhiku theksoi se përfaqësuesit e LDK-së do të nisin mandatin e tyre me përkushtim ndaj ligjshmërisë, demokracisë dhe interesit publik.

“LDK do të jetë zë i arsyes, i stabilitetit institucional dhe i shtetit funksional, në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj, në Kuvend dhe jashtë tij”, shkroi Abdixhiku në një postim në rrjetet sociale.

Lumir Abdixhiku
Lumir Abdixhiku


20:20 11.2.2026

Osmani cakton Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së re

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar sot se, në përputhje me Kushtetutën, ka caktuar Albin Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.

Osmani i ka uruar Kurtit suksese në udhëheqjen e qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

“Ju priftë e mbara!”, shkroi presidentja në postimin e saj në Facebook.

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti
20:30 11.2.2026

Qeveria e re drejt votimit në Kuvend

ueb-faqen e Kuvendit të Kosovës shkruan se "seanca e jashtëzakonshme" mbahet në orën 20:00.

Nga kjo kohë kanë kaluar rreth 30 minuta dhe ende nuk dihet se kur do të mblidhen deputetët.


Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG