Ndërlidhjet

Ghani: Marrëveshja e paqes afër finalizimit


Ghani: Marrëveshja e paqes afër finalizimit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:55 0:00

Presidenti i Afganistanti, Ashraf Ghani ka thënë se marrëveshja e paqes me grupin militant Hezb-e Islam është afër finalizimit. Në një fjalim pas lutjeve në ditën e parë të festës së Kurban Bajramit, Ghani tha se marrëveshja e paqes do të ishte një hap pozitiv për t’i dhënë fund luftës në Afganistan. Grupi militant, udhëhiqet nga Gulbuddin Hekmatyar, një veteran që ka marrë pjesë në kryengritjet në Afganistan për katër dekada. Marrëveshja përfundimtare raprotohet se nuk po arrihet sepse qeveria afgane është në dyshuese në futjen në politik të Hekmatyar. Ghani i ka thënë të pranishmëve se çështjet e pazgjidhura për arritjen e marrëveshjes së paqes “do të zgjidhen brenda një afati të caktuar”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG