Ndërlidhjet

Kosovë: 6 të vdekur dhe 48 raste të reja me COVID-19


Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Të hënën në Kosovë janë regjistruar 6 raste të vdekjes nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor për situatën epidemiologjike ka thënë se janë regjistruar edhe 48 të infektuar me këtë virus.

Shifra bazohet në testimin e 2.319 mostrave.

Mjekët konsiderojnë se edhe 903 persona janë shëruar nga sëmundja derisa 8.903 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 159.000 raste të infektimit.

Prej tyre 2.905 persona kanë vdekur.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të hënën se në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 577 pacientë të infektuar me koronavirus.

Prej tyre, 53 pacientë janë në kujdes intensiv derisa 455 pacientë janë në oksigjenoterapi.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njoftoi se nga data 22 shtator do të rikthehet puna në ambulanca specialistike, për shkak të rënies së numrit të pacientëve të hospitalizuar me COVID-19.

Deri më 20 shtator 441.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.

XS
SM
MD
LG