Ndërlidhjet

Kosovë: Pesë të vdekur dhe 97 raste me COVID-19


Një punëtore shëndetësore në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Një punëtore shëndetësore në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të dielën se pesë persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur. Në 24 orët e fundit, sipas këtij instituti, janë regjistruar edhe 97 raste të reja me sëmundjen COVID-19, që e shkakton ky virus.

"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 1 rast (52 vjeç), Prishtinë 1 rast (65 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Skënderaj 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (51 vjeç)", thuhet në njoftim.

Rastet e reja dalin pas testimit të 2,112 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë. Nga kjo shifër del se 4.5 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë për COVID-19.

IKSHPK-ja po ashtu njoftoi se sëmundjen COVID-19 e kanë mposhtur edhe 291 persona.

Që prej 13 marsit, 2020 deri më 9 maj, 2021, në Kosovë janë regjistruar 106,442 raste pozitive me koronavirus.

Prej tyre, 2,208 pacientë kanë vdekur dhe 97,675 janë shëruar.

Raste aktive janë 6,559.

XS
SM
MD
LG