Ndërlidhjet

Një viktimë dhe 21 raste të reja me koronavirus në Kosovë


Klinika Infektive në Prishtinë - fotografi arkivi
Klinika Infektive në Prishtinë - fotografi arkivi

Një viktimë dhe 21 raste të reja me koronavirus u konfirmuan të mërkurën në Kosovë.

Në raportin e saj ditor, Ministria e Shëndetësisë tha se rastet e reja pozitive rezultuan nga testimi i 1,893 mostrave.

Në 24-orëshin paraprak u shëruan 16 pacientë, ndërsa raste aktive me koronavirus mbeten 445.

Kosova, në total, ka konfirmuar mbi 160,000 raste të të infektuarve dhe 2,978 viktima.

Fushata e vaksinimit ka nisur në fund të marsit dhe deri të martën janë vaksinuar plotësisht mbi 733,000 qytetarë.

Një ditë më herët, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka miratuar edhe vaksinimin e fëmijëve të moshës 12 deri në 15 vjeç.

Deri më tash, të gjithë personat mbi 16 vjeç kanë mundur të vaksinohen.

Vaksinat që jepen në Kosovë janë: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

XS
SM
MD
LG