Ndërlidhjet

Drejtpërdrejt KQZ: LVV në avantazh në rezultatet e deritashme

E përditësuar
  • Exit poll-et e disa televizioneve e nxjerrin LVV-në të parën me rreth 42% të votave, nën rezultatin prej mbi 51% në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
  • Rreth 2 milionë qytetarë të Kosovës kishin të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, të cilat u organizuan pas dështimit të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit.
  • Zgjedhjet u zhvilluan pa incidente që do të ndikonin në mbarëvajtjen e procesit.
20:30

Gjini: Të respektohet vullneti i qytetarëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje, duke thënë se ata kanë shprehur vullnetin e tyre përmes votës.

Ai u ka bërë thirrje komisionerëve dhe vëzhguesve që të jenë korrektë gjatë procesit të numërimit, në mënyrë që, siç ka thënë ai, vullneti i qytetarëve i vendosur në kutitë e votimit, të pasqyrohet saktë dhe të mos përsëriten gabimet e së kaluarës.

Gjini ka theksuar se vetëm përmes një procesi të drejtë mund të garantohet respektimi i vullnetit të sovranit, duke e konsideruar këtë thelbësore për demokracinë.

20:23

Hamza: Qytetarët treguan kulturë demokratike, çdo votë të numërohet me kujdes

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka vlerësuar se qytetarët e Kosovës kanë treguar qytetari, përgjegjësi dhe kulturë demokratike gjatë procesit zgjedhor.

Ai ka thënë se në një proces të qetë dhe dinjitoz, qytetarët kanë dëshmuar besimin e tyre në fuqinë e votës dhe në të drejtën për të vendosur për të ardhmen e vendit.

Hamza ka falënderuar pjesëmarrësit në zgjedhje, si dhe institucionet, komisionerët, vëzhguesit, mediat dhe forcat e rendit për angazhimin e tyre në mbarëvajtjen e procesit.

Ai ka theksuar se është me rëndësi që çdo votë të numërohet me kujdes dhe të respektohet plotësisht vullneti i qytetarëve, duke shtuar se demokracia nuk përfundon me votim, por me respektimin e tij.

20:16
20:11

Rezultatet preliminare priten rreth orës 22:00

Të dashur lexues, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 7 qershorit priten sonte rreth orës 22:00.

Nga votat e numëruara deri më tash, Lëvizja Vetëvendosje prin me 39.31%.

Deri më tash janë procesuar 489 vendvotime nga 2.498 gjithsej.

PDK-ja është e dyta me 22.48%, pas saj është LDK-ja me 18.00% dhe AAK-ja me 9.81%.

Prishtinë, 7 qershor 2026.
Prishtinë, 7 qershor 2026.


Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG