Ndërlidhjet

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, para mbështetësve në Prishtinë më 7 qershor.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, para mbështetësve në Prishtinë më 7 qershor.

Kurti shpall fitoren dhe shpreh gatishmëri për bashkëpunim me partitë tjera

  • Rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgedhjeve e nxjerrin LVV-në të parën me 42.92% të votave - nën rezultatin prej mbi 51% në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
  • Rreth 2 milionë qytetarë të Kosovës kishin të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, të cilat u organizuan pas dështimit të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit, por pjesëmarrja ishte vetëm rreth 35%.
  • Zgjedhjet u zhvilluan pa incidente që do të ndikonin në mbarëvajtjen e procesit.
19:58 7.6.2026
19:55 7.6.2026

KQZ-ja nis publikimin e rezultateve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi publikimin e rezultateve në ueb-faqen e tij zyrtare.

Me 173 vendvotime të procesuara, nga 2.498 gjithsej, Lëvizja Vetëvendosje prin me 36.22 për qind të votave.

Pas saj renditen: Partia Demokratike e Kosovës me 21.84%, Lidhja Demokratike e Kosovës me 16.26% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 10.08%.

Për më shumë hollësi, klikoni këtu.

19:48 7.6.2026

Haxhiu: Çdo votë duhet trajtuar me përgjegjësi të lartë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se me mbylljen e qendrave të votimit, nis faza vendimtare e procesit zgjedhor - numërimi i votave.

Ajo tha se çdo votë përfaqëson vullnetin e qytetarëve dhe duhet të trajtohet me përgjegjësinë më të lartë.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu u bëri thirrje personave përgjegjës që të angazhohen me përkushtim, vigjilencë dhe profesionalizëm në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor, duke uruar që rezultati përfundimtar të pasqyrojë besnikërisht vullnetin e qytetarëve.

19:44 7.6.2026

Radoniqi: Procesi zgjedhor ishte i rregullt

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se procesi zgjedhor më 7 qershor është zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe pa incidente që do të cenonin mbarëvajtjen e tij.

Sipas të dhënave preliminare, ai tha se të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 712.148 qytetarë, ose 36.33 për qind e trupës zgjedhore.

Për krahasim, në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, votuan 44.99 për qind.

Vendvotim në Prishtinë
Vendvotim në Prishtinë

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG