Ndërlidhjet

Festa e Vetëvendosjes në Prishtinë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:23 0:00

Festa e Vetëvendosjes në Prishtinë

Si u zhvilluan zgjedhjet parlamentare?

Të nderuar lexues, këtu e përmbyllim mbulimin e drejtpërdrejtë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Radio Evropa e Lirë ju falënderon që qëndruat me ne.

Bazuar në rezultatin e deritashëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje del të jetë fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

  • Zgjedhjet u zhvilluan në 38 komuna në 895 qendra të votimit me 2,547 vendvotime
  • Nga 25 subjekte politike garuan 1,067 kandidatë për deputetë
  • Në zgjedhje morën pjesë 44 për qind e qytetarëve me të drejtë vote
  • U arrestuan 29 persona për shkelje gjatë procesit zgjedhor

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare erdhën pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës, pas ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë për intervistim.

Presidenti i Kosovës, pas shpërbërjes së Kuvendit në gusht, shpalli zgjedhjet për datën 6 tetor.

Na ndiqni në Facebook, Twitter dhe Instagram

16:12 6.10.2019

Dalja në zgjedhje: Prin Shtërpca, e fundit Komuna e Dragashit

Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 15:00 kanë votuar rreth 30 për qind e votuesve.

Komuna e Shtërpcës, në bazë të këtyre të dhënave, prin me numrin më të madh të votuesve, apo me dalje në zgjedhje deri në rreth 43 për qind. Komuna e Zveçanit dhe Novobërdës me rreth 40 për qind, pasuar nga Komuna e Zubin Potokut dhe Leposaviqit me rreth 38 për qind.

Në Prishtinë deri në orën 15:00 kanë votuar rreth 37 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Në Prishtinë, deri në orën 16:00, kanë votuar 33 për qind qytetarëve më të drejtë vote.

Komuna me daljen më të ulët është Dragashi, me 19 për qind.

16:26 6.10.2019

Pritjet e qytetarëve nga zgjedhjet

Qytetarët që po marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare thonë se presin që vendi duhet të ecë më shpejt drejt zhvillimit ekonomik dhe liberalizimit të vizave.

Pritjet e qytetarëve nga zgjedhjet
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:50 0:00

16:40 6.10.2019

Kosnett: Kosova po zgjedh për një të ardhme prosperuese

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett, ka njoftuar se po vëzhgon nga afër zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë.

Përmes një postimi në Twitter ai tha se ndihet krenar, që Kosova po zgjedh të ardhmen e saj “paqësore dhe prosperuese”.

“Ekipi i ambasadës dhe unë kemi qenë në mbarë Kosovën për të vëzhguar zgjedhjet. Ndihem krenar teksa shoh Kosovën që vendos për një të ardhme paqësore dhe prosperuese. Kosova është shtëpia juaj”, ka shkruar ambasadori Kosnett.

16:53 6.10.2019

PZAP pranon 14 ankesa për parregullsi në procesin zgjedhor

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka bërë të ditur për Radion Evropa, se kanë marrë edhe ankesat e para për parregullsi të paraqitur në procesin zgjedhor.

Mul Desku, kryesues i Sekretariatit në këtë panel, ka thënë se deri më tani kanë marrë 14 ankesa.

“Të gjitha këto ankesa kanë të bëjnë më thyerjen e heshtjes zgjedhore rreth përdorimit të rrjeteve sociale”, tha Desku për Radion Evropa e Lirë.

Një vendvotim në Prishtinë.
Një vendvotim në Prishtinë.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG