Ndërlidhjet

Gjashtë viktima dhe mbi 2 mijë raste me koronavirus në Kosovë


Qytetarë duke pritur për t'u testuar për koronavirus në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Qytetarë duke pritur për t'u testuar për koronavirus në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të martën se ka regjistruar gjashtë viktima nga koronavirusi dhe 2,033 raste të reja të të infektuarve.

Rastet pozitive rezultuan pas testimit të 10,087 mostrave.

Nga kjo del se shkalla e pozitivitetit është 20.15 për qind.

Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, të publikuara të martën, 3,329 persona janë shëruar nga koronavirusi, ndërsa raste aktive mbeten 32,906.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të vitit të kaluar.

Deri më tash, mbi 44 për qind e qytetarëve janë vaksinuar plotësisht - me dy doza.

Dhënia e dozës së tretë dhe asaj përforcuese në Kosovë ka nisur në dhjetor.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 38,000 qytetarë kanë marrë dozën e tretë, ndërsa atë përforcuese mbi 44,000.

Dozën përforcuese dhe dozën e tretë mund ta marrin të gjithë personat mbi 18 vjeç.

XS
SM
MD
LG