Ndërlidhjet

Kosova regjistron 6 viktima dhe 1,283 raste të reja me COVID-19


Qendra e testimit për koronavirus në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Qendra e testimit për koronavirus në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Kosova ka regjistruar gjashtë viktima dhe 1,283 raste të reja me koronavirus, bëri të ditur të dielën Ministria e Shëndetësisë.

Rastet e reja dolën pas testimit të 6,696 mostrave. Sipas kësaj shifre, del se 19.16 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me sëmundjen COVID-19.

Në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 4,397 pacientë, tha Ministria e Shëndetësisë.

Aktualisht, raste aktive me koronavirus janë 26,977.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 1,239 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Në Kosovë, aktualisht me dy doza të vaksinës janë imunizuar 808,218 persona.

Qytetarët nga mosha 12-vjeçare mund të imunizohen kundër koronavirusit, ndërkaq, personat nga mosha 18-vjeçare, që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh, mund ta marrin edhe dozën e tretë apo atë përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit.

Në Kosovë përdoren dy lloje vaksinash, ajo e AstraZenecas dhe e Pfizer/BioNTech.

XS
SM
MD
LG