Ndërlidhjet

Kosova regjistron katër raste të reja me COVID-19


Klinika Infektive në QKUK. Fotografi nga arkivi.
Klinika Infektive në QKUK. Fotografi nga arkivi.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 27 dhjetor se janë regjistruar katër raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja dalin pas testimit të 2,032 mostrave.

Sipas raportit, në 24 orët paraprake janë shëruar dhjetë pacientë, ndërkaq raste aktive janë 343.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 498 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Deri më tani, 780,327 qytetarë të Kosovës janë vaksinuar plotësisht me të dy dozat.

Më 27 dhjetor, MSH-ja njoftoi se të gjithë qytetarët që kanë marrë dy dozat e vaksinës para tre muajsh, mund ta marrin dozën përforcuese.

“Shkurtimi i kohës për marrjen e dozës përforcuese është bërë duke u bazuar në hulumtimet e shteteve të ndryshme rreth vaksinimit kundër COVID-19, përkatësisht dozës përforcuese, situatës epidemiologjike në vend dhe rajon, pranisë edhe të variantit Omicorn të SARS COV-2 si dhe nevojës për vaksinim të plotë të popullatës”, tha MSH-ja.

Rekomandimi i mëhershëm ishte që të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç mund të merrnin dozën përforcuese gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës kundër koronavirusit.

Ndryshe, Kosova njoftoi më 26 dhjetor se ka detektuar nëntë raste me variantin Omicron të koronavirusit, që besohet se është më i transmetueshëm.

XS
SM
MD
LG