Ndërlidhjet

Kosova regjistron 40 raste të reja me COVID-19


Reparti i kujdesit intensiv në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. 1 shtator 2021.
Reparti i kujdesit intensiv në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. 1 shtator 2021.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 9 tetor se ka regjistruar 40 raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja dalin pas testimit të 2,870 mostrave apo 1.39 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Në 24 orëshin paraprak nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake po ashtu janë shëruar 149 pacientë, ndërkaq raste aktive janë 1,226.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 12,144 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Që prej fundit të marsit – kur në Kosovë nisi fushata e imunizimit – janë administruar 1.432,135 doza, ku 608,939 persona janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës.

Qeveria e Kosovës ka thënë se synon që deri në fund të vitit të vaksinojë kundër koronavirusit 60 për qind të popullatës.

XS
SM
MD
LG