Kosova ka regjistruar pesë viktima dhe 411 raste të reja me koronavirus, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë të enjten më 17 shkurt.
Rastet e reja dolën pas testimit të 3,820 mostrave, që i bie se 10.75 për qind e të testuarve rezultuan pozitivë me sëmundjen COVID-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve paraprake 2,582 pacientë janë shëruar nga koronavirusi, ndërsa numri i rasteve aktive është 6,509.
Në 24 orët paraprake janë administruar edhe 1,275 doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Deri më tani, 812,299 qytetarë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës.