Ndërlidhjet

Akuzohet për udhëheqjen e një organizate të “padëshirueshme”, pritet vendimi për liderin e Rusisë së Hapur


Njerëzit kalojnë pranë një posteri zgjedhor me një portret të të burgosurit Andrei Pivovarov, liderit të "Rusia e Hapur", financuar nga manjati rus Mikhail Khodorkovsky. Aty shkruhet "Liria është më e fortë se frika!". Rusi, Moskë, 7 shtator 2021.

Sot pritet vendimi në rastin e Andrei Pivovarov, ish-drejtorit ekzekutiv të lëvizjes Rusia e Hapur, i cili ishte arrestuar një vit më parë, pasi ishte nxjerr nga një aeroplan në Shën Petersburg.

Ai akuzohet se drejtonte një organizatë "të padëshirueshme".

Rusia e Hapur është një lëvizje pro-demokracisë e themeluar nga kritiku i Kremlinit, Mikhail Khodorkovsky.

Akuza ndaj tij buron nga një ligj gjashtëvjeçar që është përdorur vazhdimisht për të synuar zërat kritikë.

Ligji për “organizatat e padëshirueshme” është miratuar në maj të vitit 2015.

Pivovarov mohon çdo keq-bërje. Në postimin e tij në Twitter, ai e quajti akuzën “qesharake”.

Drejtuesit e Rusisë së Hapur, e shpërndanë grupin më shumë se një vit më parë, pasi autoritetet e caktuan atë një organizatë "të padëshirueshme". Ata thanë se e bënë këtë për të mbrojtur mbështetësit prej "ngacmimet" e mëtejshme nga autoritetet ruse.

Rusia e Hapur u financua nga manjati rus Mikhail Khodorkovsky, i cili u transferua në Londër pasi kaloi 10 vjet burg në Rusi me akuza që shihen gjerësisht si hakmarrje politike për sfidimin politik të Presidentit rus, Vladimir Putin.

Ligji i "organizatave të padëshiruara", është pjesë e disa rregullimeve të nxitura nga Kremlini dhe ka në shënjestër shumë organizata jofitimprurëse dhe joqeveritare, që marrin fonde nga burime të huaja - kryesisht nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara.

Aktivistët e organizatës civile Rusia e Hapur janë përballur rregullisht me presion qëkur prokurorët rusë e kanë identifikuar atë si “organizatë të padëshirueshme” në vitin 2017.

XS
SM
MD
LG