Ndërlidhjet

Kurti pret Ramën në Prishtinë


Momente gjatë pritjes që i ka bërë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Prishtinë.
Momente gjatë pritjes që i ka bërë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Prishtinë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të hënën kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me një ceremoni shtetërore në Prishtinë.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Rama ka planifikuar të zhvillojë takime me një mori politikanësh, përfshirë kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, udhëheqësin e Partisë Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Më vonë gjatë ditës së hënë, pritet të zhvillohet edhe një takim zyrtar i delegacioneve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kryeministri Rama, ka fituar një mandat të tretë të krye të Qeverisë së Shqipërisë dhe kabineti i tij është betuar javë më parë.

Kabineti i mandatit të tretë qeverisës të socialistëve përbëhet nga 15 ministri, nga të cilët katër ministra pa portofol. Dymbëdhjetë ministri do të drejtohen nga gratë dhe tri tjera nga burrat.

XS
SM
MD
LG