Ndërlidhjet

Zjarret vazhdojnë të përhapen në Greqi


Zjarret në fshatin Hasia, afër Athinës. 22 gusht 2023.
Zjarret në fshatin Hasia, afër Athinës. 22 gusht 2023.

Zjarret po vazhdojnë të përhapen në Greqi, por reshjet e paralajmëruara të shiut mund të ofrojnë ndihmë dhe shpresë se mund të shuhen vatrat e zjarrit.

Shumica e përpjekjeve të zjarrfikësve vazhdojnë të jenë të përqendruara në verilindje të shtetit, në rajonin Evros, që gjendet në kufi me Turqinë. Zjarret në këtë rajon shpërthyen tetë ditë më parë dhe janë përhapur me shpejtësi.

Rreth 74.000 hektarë tokë janë djegur në këtë zonë, 13.000 vetëm në parkun kombëtar Dadia, kanë raportuar mediat greke. Komisioni Evropian ka thënë se ky është zjarri më i madh i përhapur në një zonë në historinë e Bashkimit Evropian.

Të martën, 18 trupa të pajetë, që besohet se ishin migrantë, u zbuluan në Evros. Dy trupa të tjerë u gjetën të premten.


Zjarret po ashtu po shkatërrojnë ekosistemin.

Edhe vatra të tjera zjarri janë duke u përhapur në Greqi që disa ditë me radhë, por stuhitë e paralajmëruara pritet ta përmirësojnë situatën me zjarret.

Sipas meteorologëve, gjatë fundjavës do të ketë reshje shiu në pjesë të Greqisë qendrore, në Selanik në veri, dhe në Athinë, kryeqytetin grek që po përballet me zjarre.

Megjithatë, shkarkimet e rrufeve mëngjesin e së shtunës veçse kanë shkaktuar vatra të reja zjarri në Vari, afër Athinës.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG