Ndërlidhjet

Gratë në Ukrainë stërviten për luftë: Duhet t'i mbrojmë familjet tona


Që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, rreth 4,000 njerëz janë trajnuar në qendrën stërvitore në Zaporizhia, Ukrainë.

AFP

Në një poligon qitjeje në qytetin jug-lindor të Zaporizhzhias në Ukrainë, gjashtë gra po mësojnë se si të përdorin automatikët Kalashnikov si pjesë e një programi trajnimi për luftime urbane.

Duke u fshehur pas mureve të lëvizshme, një prej tyre merr shenjë ndaj një objektivi në distancë , përpara se të zhvendoset në një pozicion tjetër. Shumica prej tyre janë të reja dhe të veshura me rroba ushtarake.

Ky është sezoni i tyre i tretë në “Shqisën e gjashtë”, një qendër stërvitjeje për sigurinë në qytet, ku një ekip ekspertësh ka ngritur një praktikë për t’i mësuar grave përdorimin e armëve dhe taktikat e luftimeve urbane.

Me luftimet që po i afrohen gjithnjë e më shumë qytetit, 47 vjeçarja Natalia Basova nuk e mendoi dy herë për të regjistruar. Sipas saj vija e frontit të luftës është shumë afër.

“Unë dija si të përdorja armët edhe përpara luftës. Vizitoja shpesh poligonët e qitjes, isha shumë e interesuar,” deklaroi Basova, e cila merr pjesë në kurs së bashku me vajzën e saj 29-vjeçare Ulyana Kiyashko.

"Por tani të gjithë duhet të mësojnë për to," thotë ajo, duke u zmbrapsur nga oshtima e fortë e një arme pas saj.

Bashkëshorti dhe djali i Basovës tani janë në vijën e parë të frontit, si dhe dhëndri i saj. Ndërsa burrat e tyre po luftojnë, ajo dhe vajza e saj po përpiqen të mësojnë sa më shumë që të munden rreth luftimeve urbane.

"Instruktori jonë na mëson se si të marrim shenjë dhe si të përdorim një armë në mënyrë të duhur”, deklaroi ajo për AFP-në.

"Ne dinim se si të gjuanim me armë por jo siç duhej, në mënyrë që të mos lëndosh shokët e tu”.
Deri më tani, qendra ka stërvitur vetëm personel ushtarak ose luftëtarë të mbrojtjes territoriale.

Por gjithnjë e më shumë po vijnë gra për t'u trajnuar në Zaporizhzhia, në mënyrë që ato të përgatiten nëse forcat ruse futen në qytet.

Nën ligjin e luftës, stërvitja është falas për të gjithë banorët e qytetit.

Një instruktor i mëson një vullnetareje se si të përdorë një armë të tipit Kallashnikov, më 17 qershor 2022, në Zaporizhzhia, Ukrainë.
Një instruktor i mëson një vullnetareje se si të përdorë një armë të tipit Kallashnikov, më 17 qershor 2022, në Zaporizhzhia, Ukrainë.

‘Nuk do të lëmë në baltë qytetin tonë’

Sergey Yelin, i cili ndërtoi qendrën stërvitore thotë se kursi bazik mëson studentët se si të qëndrojnë dhe të marrin shenjë, teknikat e kontrollit të këmbëz[s, frymëmarrjen dhe mënyra të ndryshme të shkrepjes së armëve.

Për gratë, programi zgjat rreth 15 orë mësimi por ai thotë se kursi bazik mund të mësohet edhe për pesë ose gjashtë orë.

"Ne kemi përgatitur disa ushtrime taktike për civilët pasi të gjithë e dimë se nëse armiku hyn në qytet, do të ketë luftime në rrugë”, - deklaroi Yelin, 47 vjeçar.

Dhe zakonisht kjo ndodh në vendndodhje të vështira si shtëpi të shkatërruara, në bodrume apo në dyqane.”

Instruktorët punojnë si me ushtarakët ashtu edhe me civilët duke ofruar kurse trajnimi në tre fusha: përdorimi bazik i armëve, një kurs specifik dhe taktik për armët e sulmit si Kallashnikovët, normalisht për forcat e tyre speciale.

Që nga nisja e pushtimit rus më 24 shkurt, rreth 4000 persona janë trajnuar në qendrën stërvitore.

Trajnimi ofrohet falas me kurse bazë që zgjasin pesë ose gjashtë orë

“Ne duhet të dimë se si ta bëjmë këtë për veten dhe për familjet tona, sepse jemi në vijën e parë të frontit”, thotë 33-vjeçarja Yana Piltek, një tjetër studente.

Piltek thotë se nuk ka frikë nga lufta dhe nuk do të hezitonte të mbronte vendlindjen e saj.

"Ne po stërvitemi për të fituar në një luftë në qytet. Dhe nëse do të nevojitet, ne nuk do ta lëmë qytetin në baltë."

XS
SM
MD
LG