Gjurmët e luftës në Ishullin e Gjarprit
Fotografitë nga një udhëtim me ekipe të mediave, të organizuar nga ushtria ukrainase, tregojnë për fuqinë e zjarrit masiv që goditi ishullin me rëndësi strategjike të Detit të Zi gjatë muajve sa ishte nën pushtimin rus.

1
Pamje e Ishullit të Gjarprit, më 18 dhjetor.
Ushtria ukrainase shoqëroi gjatë një udhëtimi në Ishullin e Gjarprit korrespondentin e Radios Evropa e Lirë, Roman Pahulych, një fotograf nga AP-ja dhe një ekip nga CNN, më 18 dhjetor.

2
Një ushtar ukrainas pranë tabelës 'Ishulli i Gjarprit', ndërsa mbi ngjyrën e bardhë shkruan: "Yni!"
Ishulli i Gjarprit u pushtua nga luftanijet ruse më 24 shkurt, gjatë orëve të para të pushtimit rus në Ukrainë.

3
Ushtarët ukrainas dhe macet endacake shikojnë mes pakove ushqimore të ushtarakëve rusë.
Ishulli i Gjarprit u bë ikonë e rezistencës ukrainase kur u publikua një audio e ushtarëve ukrainas që i thoshin një luftanijeje ruse që po avanconte "Shkofsh në djall", më 24 shkurt.

4
Një sistem raketor rus, Pantsir, i shkatërruar në Ishullin e Gjarprit.
Kievi fillimisht pretendoi se të 13 ushtarët që mbronin ishullin, u vranë. Më vonë doli se ata ishin zënë rob. Deri në nëntor, të gjithë u liruan gjatë këmbimit të të burgosurve.

Facebook Forum