Ndërlidhjet

Forcat ukrainase tërhiqen nga Severodonjecku, teksa lufta hyn në muajin e pestë


Ushtarët ukrainas ngasin një tank në një rrugë të rajonit lindor të Luhanskut më 23 qershor 2022.
Ushtarët ukrainas ngasin një tank në një rrugë të rajonit lindor të Luhanskut më 23 qershor 2022.

Pushtimi rus i Ukrainës, i cili nisi më 24 shkurt, po hyn në muajin e tij të pestë, me luftime të përqendruara tashmë në rajonin lindor të Ukrainës, në Donbas.

Këshilltari presidencial ukrainas, Oleksiy Arestovych, tha se luftimet në Donbas "kanë arritur një kulm të frikshëm". Sulmet e Rusisë kanë në shënjestër qytetet fiqnje të Severodonjeckut dhe Lisiçanskut, pozicionet e fundit të mbetura nën kontrollin e forcave ukrainase në provincën e Luhanskut.

Të premten, guvernatori rajonal, Serhiy Gaidai, tha se trupat ukrainase do të "duhet të tërhiqen" nga qyteti i Severodonjeckut, që tashmë është kryesisht nën kontrollin e forcave ruse.

"Të qëndrosh në vende të shkatërruara për shumë muaj vetëm për hir të qëndrimit atje, nuk ka kuptim", tha guvernatori Serhiy Gaidai.

Si dallon beteja për Severodonjeckun nga ajo për Mariupolin
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:42 0:00

Sulmi i Rusisë ka çuar në një kundërpërgjigje të paprecedent nga Perëndimi, me sanksione që synojnë sektorin financiar, energjetik dhe të turizmit rus, ndër të tjera.

Të dielën, udhëheqësit e vendeve të G7-s do të takohen në Gjermani për të formuluar më tej përgjigjen e tyre ndaj sulmeve të Rusisë në Ukrainë. Javën e ardhshme, anëtarët e NATO-s do të takohen në Spanjë për të diskutuar për sigurinë e ndërsjellë në mes të pushtimit, me Finlandën dhe Suedinë që kërkojnë t'i bashkohen aleancës.

Liderët e Bashkimit Evropian vendosën t’i jepnin Ukrainës statusin e kandidatit zyrtar për anëtarësim në bllokun prej 27-vendesh. BE-ja ka qenë kryesisht e bashkuar në mbështetjen e Ukrainës që kur Rusia nisi pushtimin më 24 shkurt, duke miratuar sanksione ekonomike të paprecedent kundër Moskës. Vetëm katër ditë pasi Rusia nisi luftën e saj, Ukraina aplikoi për t'u bërë anëtare e BE-së.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përshëndeti vendimin, duke e quajtur atë "një moment unik dhe historik" në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. “E ardhmja e Ukrainës është në BE”, shkroi ai në Twitter.

XS
SM
MD
LG