Lot gëzimi e pikëllimi në stacionin e trenit në Kramatorsk
Në një stacion hekurudhor në Ukrainën lindore, çiftet ndajnë momente të veçanta me ushtarët e kthyer nga lufta për pushimin e tyre vjetor, teksa disa të tjerë janë duke u përshëndetur me partnerët e tyre, pasi duhet të rikthehen në luftë. (Përgatiti: Albina Kastrati)
1
Një ushtar ukrainas duke e përqafuar partneren e tij në një stacion hekurudhor në Kramatorsk të rajonit të Donjeckut, m 28 maj. Sipas ligjit ushtarak, ushtarëve ukrainas iu takojnë 10 ditë pushim brenda një viti.
2
Shumë familjarë udhëtojnë në zona që janë më afër vijës së frontit, në mënyrë që të shfrytëzojnë sa më shumë kohën e lirë me ushtarët që janë në pushim.
3
Ushtari ukrainas duke e përqafuar nga mbrapa partneren e tij te stacioni hekurudhor.
4
Një tjetër çift i lumtur duke u larguar nga stacioni hekurudhor.