Ndërlidhjet

Kryetari i Mariupolit thotë se qyteti do të vazhdojë të luftojë


Pamje nga Mariupoli.
Pamje nga Mariupoli.

Kryetari i qytetit të Mariupolit, Vadym Boichenko, i tha transmetuesit gjerman ARD të enjten në mëngjes, 14 prill, se "Mariupoli ishte, është dhe do të vazhdojë të jetë një qytet ukrainas".

Boichenko i quajti lajme të rreme raportet ruse se porti i qytetit ishte kapur dhe se më shumë se 1000 luftëtarë ukrainas ishin dorëzuar.

Përderisa nuk gjendet në Mariupol, Boichenko thuhet se është ende në Ukrainë.

Qyteti, në brigjet e detit Azov, është ende duke u mbrojtur nga regjimenti Azov i ushtrisë ukrainase dhe këmbësoria detare, tha Boichenko.

Qyteti ka qenë i rrethuar nga trupat ruse dhe separatistët pro-rusë për javë të tëra.

Pjesa më e madhe e tij është shkatërruar dhe kushtet humanitare për banorët e mbetur janë katastrofike.

Ndërkohë, rusët vazhduan të bombardojnë rajonet e Harkivit, Donjeckut dhe Zaporizhjas gjatë natës, tha Shtabi i Përgjithshëm ukrainas në raportin e tij të mëngjesit të së enjtes.

Ukraina po parashikon një tjetër shkallë të gjerë të ofensivës së rusëve në lindje të vendit.

XS
SM
MD
LG