Ndërlidhjet

Ukraina thotë se Rusia po i vazhdon sulmet në disa drejtime në Donjeck


Policia ipranë një vendi të një ndërtese banimi të shkatërruar nga një sulm me raketa ruse në Kramatorsk. 2 shkurt 2023.
Policia ipranë një vendi të një ndërtese banimi të shkatërruar nga një sulm me raketa ruse në Kramatorsk. 2 shkurt 2023.

Trupat ruse nuk po i ngadalësojnë sulmet e tyre në disa zona të rajonit të Donjeckut, pavarësisht se kanë pësuar humbje të mëdha, tha ushtria ukrainase më 3 shkurt, mes indikacioneve se Moska po përgatitet për një sulm të madh në lindje të vendit.

Sulmet ruse gjatë 24 orëve të fundit janë përqendruar kryesisht në katër drejtime - Lyman, Bakmut, Avdiyivka dhe Novopavlivka - njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në konferencën e së premtes.

Ata thanë gjithashtu se sulmet e vazhdueshme të Rusisë ndaj objektivave civile dhe infrastrukturore të Ukrainës kanë rezultuar në vdekje të civilëve dhe dëme materiale.

Një sulm i mëparshëm me raketa në një bllok apartamentesh në Kramatorsk vrau të paktën pesë persona, më 1 shkurt.

Forcat ruse vazhduan të lëshonin raketa ndaj objektivave civilë në Herson dhe Mykolayiv, tha ushtria, duke shtuar se “qytetarë paqësorë u vranë dhe u plagosën nga sulmet e armikut".

Lufta në Ukrainë filloi më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën një “operacion special ushtarak” për çmilitarizimin e Ukrainës.

Perëndimi iu përgjigj Rusisë me sanksione të ashpra.

Si rezultat i luftës në Ukrainë, mijëra njerëz kanë vdekur, ndërkaq miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

XS
SM
MD
LG