Ndërlidhjet

Maduro nuk përjashton mundësinë për luftë civile në Venezuelë


Presidenti i sfiduar i Venezuelës, Nicolas Maduro

Presidenti i sfiduar i Venezuelës, Nicolas Maduro ka thënë se ai nuk mund të përjashtojë mundësinë e luftës civile, teksa është duke u rritur presioni ndaj tij për t’u larguar nga pushteti.

Në një intervistë televizive, ai ka paralajmëruar presidentin amerikan, Donald Trump se mund të largohet “me njolla gjaku” nga Shtëpia e Bardhë, nëse intervenon në krizë.

Ai po ashtu ka kundërshtuar të thërrasë zgjedhje të parakohshme, pavarësisht pse të dielën, Bashkimi Evropian e ka paraqitur si datë të fundit për ta bërë një gjë të tillë.

Prandaj këto shtete kanë bërë të ditur të hënën se njohin zyrtarisht udhëheqësin e opozitës, Juan Guaido, si president të përkohshëm të Venezuelës.

*Expose: Kaosi në Venezuelë

Kaosi në Venezuelë
Ju lutem të prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:11:13 0:00

Guaido ka thënë të dielën se do të krijojë një koalicion ndërkombëtar për të ofruar ndihmë humanitare për popullin e Venezuelës, mirëpo Maduro e ka akuzuar atë për organizim të puçit.

Gjatë intervistës së tij për program televiziv spanjoll, Salvados, Maduro është pyetur nëse kriza në Venezuelë mund të rezultojë me luftë civile.

“Sot askush nuk mund të përgjigjet në këtë pyetje me siguri. Ne kërkojmë që askush të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme dhe jemi të përgatitur për të mbrojtur shtetin tonë,” ka thënë ai.

Ndërkohë presidenti amerikan i ka thënë transmetuesit amerikan, CBS se përdorimi i forcës ushtarake “është mundësi” që mund të realizohet në Venezuelë.

Maduro, në anën tjetër, ka paralajmëruar SHBA-në se ai rrezikon përsëritjen e Luftës së Vietnamit, në rast se intervenon.

“Ndaluni. Ndaluni Donald Trump! Jeni duke bërë gabime që do të lënë duart e përgjakura dhe do të largoheni nga presidenca me njollë të gjakut”, ka thënë ai.

“Le të respektojmë njëri-tjetrin, apo kërkoni të përsërisni Vietnamin në Amerikën Latine?”

Të hënën, ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian ka thënë se Guaido ka “legjitimitet për të organizuar zgjedhjet presidenciale”.

“Njerëzit janë në rrugë, njerëzit duan ndryshim”, ka thënë ai për transmetuesin France Inter.

Maduro në anën tjetër është përgjigjur ashpër ndaj këtij ultimatumi.

“Ne nuk pranojmë afate nga askush. Është sikur t’i kërkoj unë Bashkimit Evropian që brenda shtatë ditëve të njohë Republikën e Katalonjës, dhe nëse nuk ndodh diçka e tillë, ne do të marrin masa”.

Vikendi ka qenë i tensionuar në Venezuelë.

Mijëra persona kanë protestuar në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas të shtunën, disa në mbështetje të Maduros, të tjerët kanë përkrahur Guaidon.

Maduro vazhdon të ketë përkrahje nga ushtria mirëpo edhe Guaido ka fituar fuqi meqë gjenerali ushtarak, Francisco Yanez është kthyer në zyrtarin më të lartë ushtarak që ka treguar mbështetje për të.

Guaido ka thënë se ka mbajtur takime private me ushtrinë për të fituar përkrahjen që ka presidenti i sfiduar Maduro.

Ai ka thënë të ketë tentuar të bëjë të njëjtën gjë edhe me autoritetet kineze, shtet, i cili konsiderohet mbështetës tejet i rëndësishëm i Maduros.

Venezuela është përballur me krizë ekonomike për vite të tëra, për shkak të inflacionit të lartë dhe mungesave themelore për ushqim dhe ilaçe.

Kjo gjendje ka rezultuar me shpërngulje të mijëra personave nga ky shtet.

Maduro është betuar për mandatin e dytë, ndonëse procesi zgjedhor është bojkotuar nga liderët opozitarë.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG