Ndërlidhjet

Gjukanoviq: Kina e respekton rrugën evropiane të Malit të Zi


Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, më 6 korrik, ka thënë që është i lumtur që Kina, si fuqi botërore, e respekton rrugën strategjike të Malit të Zi.

Këtë deklaratë ai e ka dhënë për China Media Group, me rastin e shënimit të 15-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kinës dhe Malit të Zi.

“Pavarësisht nga largësia gjeografike dhe diferencat në madhësi të shteteve tona, gëzohemi që një fuqi botërore, që njëkohësisht është edhe miku ynë tradicional, e respekton rrugën strategjike të Malit të Zi, në kuadër të integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka vlerësuar Gjukanoviq në deklaratën, e cila i është dhënë Radios Evropa e Lirë nga kabineti i tij.

“Kemi punuar me përkushtim, në mënyrë të hapur, në interes të përbashkët, duke respektuar në mënyrë të ndërsjellë zgjedhjet dhe vizionet në rrugën e zhvillimit, duke respektuar prioritetet kombëtare, ashtu siç bëjnë miqtë”, ka thënë Gjukanoviq.

Mali i Zi merr vesh çmimin e vërtetë të autostradës 1-miliardëshe
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:01:59 0:00

Kina, më 14 qershor të vitit 2006, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së ripërtëritur të Malit të Zi, e ka pranuar zyrtarisht këtë shtet.

Të dyja shtete, 20 ditë më vonë, patën vendosur marrëdhëniet diplomatike.

Gjukanoviq konsideron që bashkëpunimi më i rëndësishëm i Kinës dhe Malit të Zi, në kuadër të nismës Brezi dhe Rruga, si dhe mekanizmi 17+1.

“Duke ju falënderuar atyre nismave, ne po realizojmë projektin infrastrukturor më të vlefshëm në historinë e Malit të Zi, ndërtimin e pjesës së parë të autostradës,e cila do të përfundojë deri në fund të nëntorit dhe me përvojën mjaft pozitive të bashkëpunimit me CRBC-në dhe bankën EXIM”, ka theksuar Gjukanoviq.

Presidenti malazias ka thënë që është i kënaqur me interesimin e madh të investitorëve kinezë për investime në Mal të Zi.

“Gjithashtu pres rinovimin e trafikut turistik në periudhën e ardhshme dhe unë e shfrytëzoj rastin të ftoj qytetarët kinezë të vizitojnë Malin e Zi”, tha Gjukanoviq.

Kompania kineze CRBS është zbatuese e punimeve në pjesën e autostradës Tivar-Boljare, për shkak të së cilës Mali i Zi ka hyrë në borxh 944 milionë dollarë te banka kineze EXIM, për një periudhë prej 20 vjetësh.

Përveç kësaj, në vitin 2019, Mali i Zi huazoi 90 milionë të tjerë për rrugët për qasje, të cilat kishin munguar në kontratën themelore.

Mali i Zi, në prill të këtij viti, i ka dërguar kërkesë zyrtare Komisionit Evropian, në të cilën ka kërkuar ndihmë nga institucionet evropiane për të shlyer borxhin kinez për shkak të autostradës.

Vitin e kaluar, Kina, nën jehonën e pandemisë së koronavirusit, ka investuar 70 milionë euro në projektet në Mal të Zi, të cilat Banka Qendrore e këtij shteti (BQMZ) i ka shpallur konfidenciale.

Sipas BQMZ-së, hyrja totale e investimeve të drejtpërdrejta kineze nga viti 2010 e deri në fund të vitit 2019 ishte 7 milionë euro. Edhe ndërtimi i termocentraleve të erës në kodrën Mozura afër Ulqinit, lidhet gjithashtu me ndërmarrjet kineze.

Kontraktues kryesor ishte kompania kineze Shanghai Electric, por është e paqartë se cila është pjesëmarrja e kompanisë, 66 apo 33 për qind, në kompaninë Malta Montenegro Wind Power JV Ltd, e cila menaxhon me termocentralet me erë.

XS
SM
MD
LG