Ndërlidhjet

LSDM-ja dhe BDI-ja shpallin fitoren në disa komuna


Votimet për zgjedhjet lokale në Maqedoni
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:07 0:00

Votimet për zgjedhjet lokale në Maqedoni

LSDM-ja e kryeministrit, Zoran Zaev, vlerëson se zgjedhjet e së dielës do të konfirmojnë angazhimin e qytetarëve për ndryshime. Kjo parti pretendon të jetë fituese e zgjedhjeve lokale.

“Presim që të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje, pa dallim të rezultatit, me sjelljen e tyre të kontribuojnë për ruajtjen e atmosfercs fer dhe demokratike. Sonte fiton Maqedonia dhe qytetarët e saj”, ka deklaruar Aleksandar Kiracivski, në paraqitjen e parë të LSDM-së pas mbylljes së kutive të votimit.

Kjo parti njoftoi se udhëheq në disa qytete, përfshirë edhe Manastirin, si dhe disa komuna të Shkupit, ndërsa fitore ka shpallur edhe në komunën e Haraçinës, e banuar tërësisht me popullatë shqiptare.

Vlerësimet e para janë dhënë edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim, që është pjesë e Qeverisë. Kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti, ka thLSDM-ja dhe BDI-ja shpallin fitoren në disa komunanLSDM-ja dhe BDI-ja shpallin fitoren në disa komuna se BDI-ja udhëheq në thuajse të gjitha komunat me popullatë shqiptare. Ahmeti ka shpallur dy fitoret e para në komunat Kërçovë dhe Pllasnicë.

“Bashkimi Demokratik për Integrim dukshëm udhëheq në nivel republike. Mendoj se ky do të jetë mandati i 11-të i fitoreve të BDI-së”, ka deklaruar Ahmeti.

Lëvizja Besa, ndërkohë, në vlerësimin e parë për zgjedhjet ka folur për parregullsi të shumta gjatë procesit zgjedhor, të cilat njoftuan se i kanë deponuar në organet përgjegjëse për procedim të mëtejmë. Nga kjo parti opozitare shqiptare kanë thLSDM-ja dhe BDI-ja shpallin fitoren në disa komunanLSDM-ja dhe BDI-ja shpallin fitoren në disa komuna se “nëse BDI-ja është favorite e zgjedhjeve, atëherë ajo do të jetë fituese absolute e votimeve”.

Nga partitë tjera dhe VMRO DPMNE-ja e ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit, ende nuk kanë dalë me vlerësimet për procesin zgjedhor.

Procesi zgjedhor për zgjedhjen e pushtetit të ri lokal në 80 komuna dhe Shkupin si njësi e veçantë e pushtetit vendor, i cili në përbërjen e tij ka dhjetë komuna, dy prej të cilave janë me shumicë shqiptare.

Vendvotimet janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit dhe janë mbyllur në orën 19.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 17:00, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 49.14 për qind e votuesve me të drejtë vote në territorin e Maqedonisë.

Kurse, në raportimet e mëhershme KSHZ-ja kishte bërë të ditur se deri në orën 13:00, kanë votuar 27.11 për qind e votuesve në nivel shtetëror.

Dalje më e ulët e votuesve është shënuar në vendbanimet me shumicë shqiptare.

Në komunën e Tetovës dalja e votuesve është 19 për qind, në Çair të Shkupit, 22 për qind si dhe atë të Likovës vetëm 15 për qind - komuna këto kur dalja në votime ishte dukshëm më e lartë në periudhën e njëjtë kohore gjatë zgjedhjeve lokale të mbajtura në vitin 2013.

Gjatë orëve të pasdites janë regjistruar dhjetëra incidente, si: fotografimi i fletës së votimit, tentim për të votua për person tjetër, tentim për blerje të votave etj. Këto incidente kanë bërë të ndërpritet për disa minuta procesi i votimit në disa vendvotime, për të cilat KSHZ-ja ka njoftuar se ka mbajtur mbledhje dhe u ka dhënë direktiva komisioneve lokale për t’i mënjanuar problemet, pas çka ka vazhduar votimi.

Edhe nga Asociacioni qytetar “Most”, kanë njoftuar se vëzhguesit e kësaj organizate kanë regjistruar parregullsi në 16 vendvotime nga 3 mijë e 480 gjithsej, e që kanë të bëjnë me reagime nga ana e bordeve zgjedhore në 10 vendvotime, si dhe një problem i shkaktuar nga persona të paautorizuar në një vendvotim dhe mosrespektim të procedurës së votimit.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka njoftuar për 26 raste të prishjes së procesit të votimit, prej të cilave 7 raste kanë të bëjnë me tentim për blerje të votave.

Megjithëse nga Policia e Maqedonisë gjatë ditës kanë deklaruar se procesi zgjedhor është zhvilluar kryesisht qetë dhe pa incidente serioze, edhe pse me momente të caktuara të prishjeve të vogla të procesit.

Në garën për të parin e komunës garuan pjesë 260 kandidatë të 19 partive politike dhe të koalicioneve të ndryshme përfshirë edhe kandidatë të pavarur. Kurse, i gjithë procesi zgjedhor u mbikëqyr nga rreth 5 mijë vëzhgues vendorë dhe afër 400 të huaj.

* * *

Procesi i votimit gjatë ditës

Nazmi Dauti, sekretar i Këshilli komunal në Tetovë, ka thënë se në komunën më të madhe të banuar kryesisht me popullatë shqiptare, procesi zgjedhor ishte i qetë dhe pa probleme

“I gjithë procesi i votimit ka filluar dhe po zhvillohet ashtu siç duhet. Të gjitha vendvotimet në komunën tonë janë hapur me kohë që në orën shtatë të mëngjesit”, ka thënë Dauti.

Gjatë paradites, përfaqësuesit ndërkombëtarë në Maqedoni kanë bërë thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike, si test shumë i rëndësishëm për perspektivën evropiane të Maqedonisë.

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar, përmes një video -incizimi ka kërkuar nga votuesit që lirshëm dhe pa frikë të shfrytëzojnë të drejtës e votës, ndërsa nga institucionet të ndajnë aktivitetet shtetërore nga ato partiake.

“U bëjmë thirrje liderëve politikë dhe anëtarëve të partive t’i zbatojnë zgjedhjet pa frikësim dhe dhunë. Përkujtojmë rëndësinë për ndarjen e qartë mes aktiviteteve shtetërore dhe partiake, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve", ka deklaruar Zhbogar.

Edhe Ambasada e SHBA-së në Shkup ka bërë thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike, ndërsa ka ftuar qytetarët që t’i denoncojnë të gjithë problemet në rast të parregullsive zgjedhore.

“I inkurajojmë të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, me anë të së cilës ata do të shprehin qëndrimet e tyre për problemet që prekin shoqërinë. Gjithashtu, i inkurajojmë qytetarët, shoqërinë civile dhe mediumet që t’i paraqesin të gjitha problemet në rast të parregullsive zgjedhore”, thuhet në njoftimin me shkrim të Ambasadës Amerikane.

Ambasadori Xhes Bejli në mëngjes ka vizituar një vendvotim në Komunën e Çairit për të parë nga afër rrjedhën e procesit zgjedhor.

Ndërkaq, qytetarët e komunës së Çairit të Shkupit, të cilët kishin dalë për të votuar, për Radion Evropa e Lirë thonë se nga kryetari i ri i komunës presin të angazhohet për zgjidhjen e problemeve konkrete me të cilat përballen qytetarët, siç është rrjeti i kanalizimit, uji i pijshëm dhe sanimi i rrugëve të dëmtuara.

“Duhet të asfaltohen rrugët, kanalizimi nuk është aspak mirë. Të gjitha gjërat këtu nuk janë në rregull. Shpresojmë të bëhet më mirë. Nga kryetari i ri komunës pres me urgjencë të angazhohet që ta zgjidhë çështjen e kanalizimit, sepse kur bie shi, uji na hyn në shtëpi dhe rrugët bëhen të pakalueshme”, thotë Sulejman Abdurrahmani.

Gazi Baba është pjesë e qytetit të Shkupit, por në këtë komunë asgjë nuk ka. Rrugët janë të parregulluara. Mungojnë këndet për fëmijë dhe mendoj se kryetari i ri komunës i prioritet duhet të ketë hapësirat për fëmijët që mos mbeten ata në rrugë”, thotë Kamber Xhaferi.

​Beteja kryesore në këto zgjedhje zhvillohet mes dy blloqeve politike maqedonase dhe shqiptare; tek partitë maqedonase mes LSDM-së së kryeministritZoran Zaev në pushtet dhe VMRO DPMNE-së opozitare të cilat në zgjedhjet e fundit parlamentare në dhjetor të vitit të kaluar kishin një rezultat thuajse të barabartë, me dy mandate më shumë në favor të partisë së ish kryeministrit, Nikolla Gruevskit.

Dy partitë forcat i kanë përqendruar në Shkup, që përbën thuajse gjysmën e trupit zgjedhor, por edhe në qytetet tjera më të mëdha si në Manastir, Kumanovë, Prilep, Shtip, Strumicë dhe Ohër.

Te partitë shqiptare beteja zhvillohet mes BDI-së që është në pjesë e pushtetit qendror dhe dy partive opozitare Lëvizjes Besa e PDSH-së, por edhe Aleancës për Shqiptarët e cila megjithëse është në koalicionin qeveritar edhe ajo në këto zgjedhje sfidon BDI-në.

Gara kryesore mes partive shqiptare zhvillohet për Çairin (komunë e Shkupit), Tetovën, Gostivarin, Strugën, Dibrën dhe rreth dhjetë komuna tjera rurale. Në Kërçovë nga partitë shqiptare merr pjesë vetëm kandidati i BDI-së pasi partitë tjera janë tërhequr nga gara për të mos rrezikuar siç kanë thënë këtë që të humbet nga shqiptarët.

Zgjedhjet zhvillohen në dy rrethe zgjedhore, por ato mund të përfundojnë edhe me një rreth nëse ndonjëri nga kandidatët fiton mbi 50 për qind të votave, në të kundërtën dy kandidatët me më shumë vota kalojnë në rrethin e dytë që mbahet pas dy javëve.

Rezultatet e para nga votimi i sotëm, sipas KSHZ-së,pritet të publikohen nga mesnata.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG