Si u ndërtua dhe u rindërtua mauzoleu i Leninit një shekull më parë
Pasi Vladimir Lenini vdiq në janar të vitit 1924, Sheshi i Kuq i Moskës u shndërrua në vendin e një sërë strukturash që u ndërtuan për kufomën e balsamosur të themeluesit të Bashkimit Sovjetik. (Përgatiti: Mimoza Sadiku)

1
Mauzoleu i Leninit (në anën e djathtë të fotografisë) në Sheshin e Kuq në tetor të vitit 1962.
Në mesin e ndërtesës së Kremlinit dhe kupolave të Katedrales së Shën Vasilit, mauzoleu i Leninit ka qenë një pikë referimi në qendër të Moskës për 100 vjet. Por, ky vend dikur dukej shumë më ndryshe.

2
Bolshevikët gjatë përurimit të një memoriali në muret e Kremlinit.
Në vitet pas revolucionit bolshevik të vitit 1917, vendi i mauzoleut ku ndodhën sot, ishte vendi ku u vendosën shumë përkujtimore për komunistët që u vranë në revolucionin e vitit 1917 dhe që u varrosën në varrezat masive ku gjendet muret e Kremlinit. Në këtë fotografi të realizuar në nëntor të vitit 1917, Vladimir Lenin, (në qendër të fotografisë nga ana e majtë), shihet duke qëndruar pothuajse në vendin e njëjtë ku u varros vite më vonë kufoma e tij e balsamosur.

3
Statuja e një punëtori e vendosur në Sheshin e Kuq. Fotografia daton nga vitet ’20.
Më 1922, ky monument i një punëtori u vendos disa metra në jug të vendit ku së shpejti do të ndërtohej mauzoleu i Leninit.

4
Bolshevikë të lartë, përfshirë Feliks Dzerzhinsky (i treti nga e majta) - themeluesi i policisë famëkeqe sekrete sovjetike që organizoi vrasje masive të kryera nga bolshevikët – shihen duke parë trupin e Leninit në fundin e janarit të vitit 1924.
Pas vdekjes së Leninit kishte nisur debati se çfarë do të bëhej me trupin e tij. Josef Stalini kërkoi që kufoma të balsamosej dhe të ekspozohej për publikun, duke thënë se ruajtja e trupit “nuk është në kundërshtim me zakonet e vjetra ruse”. Leon Trotsky, një tjetër udhëheqës bolshevik, dha idenë që të bëhej një relikë e ngjashme sikur e ndonjë shenjtori për revolucionarin e pafe. Ruajtja e kufomës për nderim publik nuk do të kishte “asgjë të përbashkët me shkencën e marksizmit”, protestoi ai.