Fjalët drejtuar gjykatësve
Avokati i Veselit vazhdon t’i konsiderojë pretendimet e Prokurorisë si “përpjekje të kota” dhe po i bën thirrje trupit gjykues që të ndajë faktin nga shpikjet.
“Aktgjykimi juaj do të ketë vend në histori dhe nuk do të harrohet. Pavarësisht sa është përpjekur Prokuroria t’ju bindë që ta shpallni fajtor zotin Veseli, ne e kundërshtojmë këtë me parimin ligjor dhe shtetin ligjor, që është në qendër të të gjitha gjykatave ndërkombëtare. Kur nuk ka prova, apo kur provat janë të dobëta, nuk mund të ketë shpallje fajësie”.
“Ka persona që kanë gënjyer nën betim”
Avokati i Veselit vazhdon pretendimet kundër Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).
"Dëshmitarët e thirrur nga ZPS-ja janë thirrur për pohimin e vërtetësisë të qëndrimit të saj. Por, në të njëjtën kohë ne kemi parë që ZPS-ja ka sulmuar dëshmitarë dhe kemi pasur persona të vërtetë prej të cilëve ZPS-ja nuk ka marrë përgjigje, derisa gënjeshtarëve u ka dhënë mundësi për t’i dhënë përgjigjet e tyre. Kështu që, si është e mundur që gjykata të mbështetet në pjesë të caktuara të dëshmitarëve për të dhënë vendim fajësie përtej dyshimit të arsyeshëm, ndërkohë që për të tjerët thuhet se nuk mund të besohen për asnjë aspekt? Ka pasur persona që kanë gënjyer nën betim, duke mos e thënë të vërtetën", ka deklaruar Dixon.
Për aktivitetin e SHIK-ut
Avokati i Veselit është duke i thënë panelit gjyqësor se nuk qëndron asnjë pretendim i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) lidhur me angazhimin e klientit të tij në periudhën e luftës, andaj, sipas tij, Prokuroria po përpiqet që të gjejë diçka në periudhën pasluftës, në mungesë provash.
“Kur Veseli flet për zhvillimin e Shërbimit Informativ i Kosovës (SHIK) pas luftës, ajo s’ka të bëjë fare me atë që mund të ketë ndodhur gjatë luftës. Nëse pas luftës po konsiderohej marrja e ndonjë informacioni, kjo nuk do të thotë se diçka e tillë ka ndodhur edhe gjatë luftës. Në fakt ata nuk mund ta bënin këtë gjatë luftës”.
Ai është ndalur edhe te referenca për bashkëpunëtorët, duke thënë se edhe këtu kemi të bëjmë vetëm me punën e SHIK-ut pas luftës.
“Nuk ka asgjë të paligjshme që të ekzistojë një strukturë e shërbimeve të zbulimeve civile që merret me çështjet dhe rreziqet e sigurisë. Prokuroria e neglizhon dhe nuk e përmend se Veseli e ka bërë absolutisht të qartë se nuk bëhej fjalë për hakmarrje ndaj bashkëpunëtorëve. Kjo ishte pas luftës, e gjitha është në intervistë, por është injoruar tërësisht nga Prokuroria”.
Shpërbërja e SHIK-ut është bërë publike menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 2008.
Seanca në pauzë
Ekipet e kanë nisur një pushim të shkurtër.
Faleminderit që jeni me ne!