Ndërlidhjet

Lionel Messi largohet nga klubi Barcelona


Futbollisti Lionel Messi duke e mbajtur çmimin Topi i Artë
Futbollisti Lionel Messi duke e mbajtur çmimin Topi i Artë

Klubi i futbollit Barcelona njoftoi të enjten se lojtari Lionel Messi nuk do të qëndrojë më në këtë klub, duke thënë se rregullimi financiar i Ligës Spanjolle e ka bërë të pamundur nënshkrimin e një kontrate të re për yllin argjentinas.

Barcelona tha në një deklaratë se marrëveshja për një kontratë të re ishte arritur por pengesat financiare e bënë të pamundur që lojtari të vazhdojë të qëndrojë në këtë klub.

Klubi ka fajësuar rregullativën e ligës spanjolle që nuk e ka lejuar klubin të nënshkruajë kontratë të re me lojtarin.

Kontrata e tij e mëparshme mbaroi më 30 qershor.

“Si rezultat i kësaj situate, Messi nuk do të qëndrojë në klubin Barcelona. Të dy palët ndihen keq që dëshirat e lojtarit dhe të klubit nuk do të plotësohen”, thuhet në deklaratë.

“Barcelona me gjithë zemër shpreh mirënjohjen ndaj lojtarit për kontributin e tij në madhërimin e klubit dhe i uron atij gjitha të mirat në të ardhmen në jetën e tij personale dhe profesionale”, thuhet tutje në deklaratë.

Messi kishte kërkuar të largohej falas nga Barcelona në fundin e sezonit por kërkesa e tij ishte mohuar nga presidenti i atëhershëm Josep Bartomeu.

Në kontratën e tij të mëparshme të nënshkruar më 2017, raportohet se ai ka fituar 138 milionë euro për sezonë.

Messi do të largohet pas 17 sezonave me klubin katalunas, pasi ka fituar 35 tituj.

Sa ishte në këtë klub, Messi ka fituar një rekord prej gjashtë çmimeve si lojtari më i mirë në botë.

XS
SM
MD
LG