Ndërlidhjet

Varroset ish-lideri sovjetik Mikhail Gorbachev


Dmitry Muratov, bashkëfitues i Çmimit Nobel për Paqen 2021, mban portretin e të ndjerit, Mikhail Gorbachev, liderit të fundit të Bashkimit Sovjetik. 3 shtator 2022.
Dmitry Muratov, bashkëfitues i Çmimit Nobel për Paqen 2021, mban portretin e të ndjerit, Mikhail Gorbachev, liderit të fundit të Bashkimit Sovjetik. 3 shtator 2022.

Është varrosur në Moskëi ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev, i njohur për hapjen e Bashkimit Sovjetik dhe për afrimin e tij me Perëndimin.

Paraprakisht mijëra qytetarë rusë i bënë homazhe pranë arkivolit të tij.

Gorbachev, i cili vdiq të martën në moshën 91-vjeçare, u varros pa nderime shtetërore dhe pa praninë e presidentit rus, Vladimir Putin.

Megjithatë, autoritetet lejuan që arkivoli i Gorbachevit të qëndrojë në Sallën e Kolonave, aty ku iu dha lamtumira edhe ish-liderëve të mëparshëm sovjetik, në mënyrë që rusët të mund t'i japnin lamtumirën e fundit.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë Dmitry Medvedev, ish president i Rusisë, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban dhe ambasadorë të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe ambasadorë tjerë perëndimorë.

Gorbachev do u varros në varrezat Novodevichy të Moskës - ku gjenden varret e shumë rusëve të shquar - pranë gruas së tij, Raisa, e cila vdiq në vitin 1999, raporton agjencia e lajmeve Tass.

Njerëzit duke pritur në radhë për të bërë nderimet e fundit para arkivolit të ish-liderit sovjetik Mikhail Gorbachev, gjatë një ceremonie lamtumire në Moskë, Rusi. 3 shtator 2022.
Njerëzit duke pritur në radhë për të bërë nderimet e fundit para arkivolit të ish-liderit sovjetik Mikhail Gorbachev, gjatë një ceremonie lamtumire në Moskë, Rusi. 3 shtator 2022.

Në Perëndim, Gorbachev u njoh si arkitekt i reformave, që më pas krijuan kushte për përfundimin e Luftës së Ftohtë.

Por, shumë njerëz brenda Rusisë, politikat e tij i shohin si të gabuara.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e cilëson rënien e Bashkimit Sovjetik si "katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit".

Megjithatë, ai shprehu ngushëllimet e tij më të thella për vdekjen e u Gorbachevit, tha një zëdhënës i Kremlinit për agjencinë e lajmeve Interfax.

Njerëzit kalojnë pranë arkivolit të ish-liderit sovjetik,Mikhail Gorbachev, gjatë një ceremonie lamtumirëse në Moskë, Rusi. 3 shtator 2022.
Njerëzit kalojnë pranë arkivolit të ish-liderit sovjetik,Mikhail Gorbachev, gjatë një ceremonie lamtumirëse në Moskë, Rusi. 3 shtator 2022.

Disa zyrtarë rusë dhe figura kulturore, duke përfshirë ligjvënësin e lartë, Konstantin Kosachyov dhe këngëtaren, Alla Pugachyova, gjithashtu i bënë nderimet familjes së Gorbachev. Vajza Irina dhe dy mbesat e tij, qëndruan të ulura majtas arkivolit të hapur.

Gorbachev më 1985 mori udhëheqjen e Bashkimit Sivjetik dhe ishte i njohur për afrimin e tij me Perëndimin.

Ai ishte bërë sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste Sovjetike dhe de fakto lider i vendit në moshën 54-vjeçare.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG