Ndërlidhjet

HRW: Refugjatët romë po përballen me diskriminim në Moldavi


Refugjatët ukrainas. Fotografi ilustruese.
Refugjatët ukrainas. Fotografi ilustruese.

Autoritetet e Moldavisë me qëllim po strehojnë ndaras shumicën e refugjatëve romë nga refugjatët e tjerë që po ikin nga lufta në Ukrainë, tha Human Rights Watch.

Sipas kësaj organizate, kjo praktikë përbën trajtim të pabarabartë dhe diskriminues. Pas qëndrimeve të përhapura diskriminuese ndaj romëve, autoritetet qeveritare kanë lejuar dhe, në disa raste, kanë udhëzuar stafin dhe vullnetarët që t’u mohojnë refugjatëve romë të strehohen në objektet që udhëhiqen nga Qeveria.

“Autoritetet moldave kanë ofruar mbështetje kritike për njerëzit që ikin nga Ukraina, por kjo nuk e justifikon ndarjen e refugjatëve romë”, tha Anastasiia Kroup, hulumtuese në Human Rights Watch.

“Pavarësisht problemeve ekonomike dhe sociale me të cilat përballet Moldavia, Qeveria e ka përgjegjësinë që të sigurojë që refugjatët të mos diskriminohen në baza etnike”, shtoi ajo.

Çifti rus në Budapest hap dyert për refugjatët ukrainas
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:24 0:00

Që prej 24 shkurtit 2022, mbi 471,000 refugjatë kanë arritur nga Ukraina në Moldavi. Afër 87,700 refugjatë kanë qëndruar në Moldavi, që është një prej shteteve më të varfra në Evropë.

Nga 30 marsi deri më 5 prill, Human Rights Watch tha se ka vizituar dhe intervistuar shtatë anëtarë të policisë, patrullave kufitare dhe shërbimet sociale në pikëkalimet kufitare në Otaci dhe Palaca, si dhe dhjetë pjesëtarë të stafit dhe vullnetarë që punojnë në qendrat e pranimit. Po ashtu, kjo organizatë ka intervistuar refugjatët në tri qendra pranimi dhe aktivistë të të drejtave të romëve.

Organizata për të drejtat e njeriut tha se praktika e tillë është bazuar në një politikë për të ndarë refugjatët romë në qendra të caktuara të pritjes që drejtohen nga shteti dhe për t’iu mohuar atyre strehimin së bashku me refugjatët e tjerë në këto qendra.

Sipas Human Rights Watch, që nga mesi i marsit, pothuajse të gjithë refugjatët romë, strehimi i të cilëve është siguruar nga Qeveria, janë vendosur në një ndërtesë të braktisur universitare, në Fakultetin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shkencave Politike dhe Administratës Publike. Shumica e refugjatëve nga kjo qendër u transferuan më pas në arenën sportive Manej, ndërkaq refugjatët që arritën më vonë thanë se kur kanë arritur në kufi dhe në stacione të trenit, u është thënë që të shkojnë direkt në këtë qendër për t’u strehuar.

Aktivistët dhe vullnetarët për të drejtat e romëve i thanë Human Rights Watch se kushtet në Manej ishin inferiore krahasuar me qendrat e tjera të refugjatëve. Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve tha se pushtetet e jetesës në Manej ishin “të papërshtatshme” dhe të “këqija”.

Ndërkaq, vullnetarët që kanë punuar për të gjetur strehim për refugjatët, thanë se që prej fillimit të krizës me refugjatë, disa udhëheqës të qendrave refuzuan që të pranonin romë. Një zyrtar qeveritar u tha vullnetarëve se përpara se të vendosnin refugjatët në qendra strehimi, do të duhet të konfirmojnë përkatësinë e tyre etnike, me qëllim të, siç është thënë, shmangies së problemeve. Vullnetarët pranojnë se kjo praktikë është formë e profilizimit racor.

Ndërkaq, vullnetarët dhe stafi në qendrën MoldExpo në kryeqytetin moldav, që është qendra më e madhe e pranimit të refugjatëve, thanë se autoritetet e qytetit kishin një politikë “të pashkruar”, duke ua ndaluar strehimin pothuajse të gjithë romëve në këtë shtet.

"Qeveria urdhëroi se ky nuk është vend për romët”, tha një punëtor në qendrën MoldExpo.

XS
SM
MD
LG