Ndërlidhjet

De Waal: Nagorno Karabaku, de facto një enklavë ruse

Paqeruajtësit rus në Shushi në rajonin e Nagorno Karabakut. Foto e bërë më 17 nëntor, 2020.
Paqeruajtësit rus në Shushi në rajonin e Nagorno Karabakut. Foto e bërë më 17 nëntor, 2020.

Pas luftimeve të fundit për Nagorno Karabakun, Azerbajxhani ka rimarrë kontrollin mbi të shtatë rajone përreth Karabakut që ishin okupuar nga forcat armene, që nga fillimi i viteve 1990.

Forcat azerbajxhanase gjithashtu rimorën disa pjesë të vetë territorit në Nagorno Karabak.

Një marrëveshje armëpushimi e ndërmjetësuar nga Rusia mundësoi vendosjen e gati 2.000 paqeruajtësve rusë për të garantuar sigurinë në enklavë dhe lidhjen e vetme tokësore me Armeninë – të ashtuquajturin korridor Lachin përmes Azerbajxhanit jugperëndimor.

Përpjekjet për të zgjidhur konfliktin nga Grupi i Minskut i OSBE-së – i bashkëkryesuar nga Rusia, Franca dhe Shtetet e Bashkuara – nuk kanë sjell ndonjë rezultat që nga viti 1992 dhe tre armëpushime të mëparshme të nënshkruara që kur luftimet shpërthyen përsëri më 27 shtator, dështuan të sjellin rezultate.

Grupi i Minskut nuk ishte i përfshirë në arritjen e marrëveshjes së armëpushimit më 9 nëntor.

Në një intervistë me drejtorin e shërbimit armen të Radios Evropa e Lirë, Harry Tamrazian, eksperti i nga organizata Carnegie Europe, Thomas de Waal, flet rreth perspektivave të rajonit pas këtyre zhvillimeve dhe ndryshimin e gjeopolitikës së saj.

"Azerbajxhani nuk e konsideron Francën si një ndërmjetëse të ndershme".

Radio Evropa e Lirë: Që nga vitet 1990, Grupi i Minskut i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka qenë ndërmjetësues midis Armenisë dhe Azerbajxhanit në negociatat për Nagorno Karabakun. Tani, pasi Azerbajxhani ka rimarrë shtatë rajonet rreth Nagorno Karabakut, si dhe vetë disa pjesë të Nagorno Karabakut, a është shuar Grupi i Minskut? Apo ka ende një rol për bashkëkryesuesit e saj – Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Rusia – në mënyrë që të kenë një ndikim domethënës në proces?

Thomas de Waal: Mendoj se tash jemi në një fazë tërësisht tjetër të këtij konflikti. Tash, kemi një armëpushim. Por, ne jemi shumë larg një marrëveshjeje politike. Mendoj se çështja e statusit të Karabakut, është ende më e vështirë për t’u zgjidhur. Sa i takon palës azerbajxhanase, kjo çështje (e një statusi të veçantë për Nagorno Karabakun) tani është jashtë tryezës. Nuk është më për diskutim.

Toka e askujt: Brenda qytetit fantazmë të Azerbajxhanit, Agdam, para se të rimerrej

Ky është Agdami, një qytet azerbajxhanas që u pushtua nga forcat etnike armene më 1993, gjatë luftës së parë të Nagorno-Karabakut.
1/15 Ky është Agdami, një qytet azerbajxhanas që u pushtua nga forcat etnike armene më 1993, gjatë luftës së parë të Nagorno-Karabakut.
Fotografi çek, Stepan Lohr, vizitoi rrënojat e qytetit azerbajxhanas, Agdam më 2011. Gati një dekadë më vonë, ndërsa forcat azerbajxhanase rimorën qytetin nga forcat armene që e mbajtën atë për më shumë se 25 vjet, ai kujton atë që pa në vizitën e tij.
Qyteti i shkatërruar ishte afër vijës së frontit të konfliktit midis Azerbajxhanit dhe forcave etnike armene për dekada, para përfundimit të luftës më 1994. Dikur ishin shtëpi për dhjetëra mijëra azerbajxhanas, të cilët u larguan nga shtëpitë e tyre, kur forcat armene e morën atë.
2/15 Qyteti i shkatërruar ishte afër vijës së frontit të konfliktit midis Azerbajxhanit dhe forcave etnike armene për dekada, para përfundimit të luftës më 1994. Dikur ishin shtëpi për dhjetëra mijëra azerbajxhanas, të cilët u larguan nga shtëpitë e tyre, kur forcat armene e morën atë.
Fotografi çek, Stepan Lohr, vizitoi rrënojat e qytetit azerbajxhanas, Agdam më 2011. Gati një dekadë më vonë, ndërsa forcat azerbajxhanase rimorën qytetin nga forcat armene që e mbajtën atë për më shumë se 25 vjet, ai kujton atë që pa në vizitën e tij.
Një foto nga qyteti Agdam në vitin 1988, pak para se të shpërthente lufta ndërmjet forcave etnike armene dhe azerbajxhanase, mbi rajonet në dhe përreth Nagorno-Karabakut, rajon ky i shkëputur i Azerbajxhanit.
3/15 Një foto nga qyteti Agdam në vitin 1988, pak para se të shpërthente lufta ndërmjet forcave etnike armene dhe azerbajxhanase, mbi rajonet në dhe përreth Nagorno-Karabakut, rajon ky i shkëputur i Azerbajxhanit.
Fotografi çek, Stepan Lohr, vizitoi rrënojat e qytetit azerbajxhanas, Agdam më 2011. Gati një dekadë më vonë, ndërsa forcat azerbajxhanase rimorën qytetin nga forcat armene që e mbajtën atë për më shumë se 25 vjet, ai kujton atë që pa në vizitën e tij.
Një foto e rrallë nga arkivi e Xhamisë Qendrore të Agdamit më 1990. Armenët nuk banuan në qytet pasi azerbajxhanasit ikën dhe ajo (xhamia) u<strong> </strong>rrënua.
4/15 Një foto e rrallë nga arkivi e Xhamisë Qendrore të Agdamit më 1990. Armenët nuk banuan në qytet pasi azerbajxhanasit ikën dhe ajo (xhamia) u rrënua.
Fotografi çek, Stepan Lohr, vizitoi rrënojat e qytetit azerbajxhanas, Agdam më 2011. Gati një dekadë më vonë, ndërsa forcat azerbajxhanase rimorën qytetin nga forcat armene që e mbajtën atë për më shumë se 25 vjet, ai kujton atë që pa në vizitën e tij.
E njëjta xhami, pa çatinë e saj, e fotografuar në vitin&nbsp; 2011 nga fotografi Lohr.
5/15 E njëjta xhami, pa çatinë e saj, e fotografuar në vitin  2011 nga fotografi Lohr.
Fotografi çek, Stepan Lohr, vizitoi rrënojat e qytetit azerbajxhanas, Agdam më 2011. Gati një dekadë më vonë, ndërsa forcat azerbajxhanase rimorën qytetin nga forcat armene që e mbajtën atë për më shumë se 25 vjet, ai kujton atë që pa në vizitën e tij.
Një pamje nga taksia me të cilën po udhëtonte Lohr gjatë vizitës së shpejtë që ai bëri më 2011. Ndërsa udhëtonte nëpër Nagorno-Karabak, fotografi, baza e të cilit ishte në Pragë, i tha Radios Evropa e Lirë se ai vizitoi qytetin jashtë kufijve të lejuar &quot;për kuriozitet&quot;.
6/15 Një pamje nga taksia me të cilën po udhëtonte Lohr gjatë vizitës së shpejtë që ai bëri më 2011. Ndërsa udhëtonte nëpër Nagorno-Karabak, fotografi, baza e të cilit ishte në Pragë, i tha Radios Evropa e Lirë se ai vizitoi qytetin jashtë kufijve të lejuar "për kuriozitet".
Fotografi çek, Stepan Lohr, vizitoi rrënojat e qytetit azerbajxhanas, Agdam më 2011. Gati një dekadë më vonë, ndërsa forcat azerbajxhanase rimorën qytetin nga forcat armene që e mbajtën atë për më shumë se 25 vjet, ai kujton atë që pa në vizitën e tij.
Fotografi i tha Radios Evropa e Lirë se ai pagoi &quot;shumë para&quot; për një taksist që kishte lidhje të mira me ushtrinë, para se ta merrte atë në qytetin fantazmë.
7/15 Fotografi i tha Radios Evropa e Lirë se ai pagoi "shumë para" për një taksist që kishte lidhje të mira me ushtrinë, para se ta merrte atë në qytetin fantazmë.
Fotografi çek, Stepan Lohr, vizitoi rrënojat e qytetit azerbajxhanas, Agdam më 2011. Gati një dekadë më vonë, ndërsa forcat azerbajxhanase rimorën qytetin nga forcat armene që e mbajtën atë për më shumë se 25 vjet, ai kujton atë që pa në vizitën e tij.
Minaret e xhamisë kryesore mbi pjesën tjetër të qytetit ishin të shkatërruara.
8/15 Minaret e xhamisë kryesore mbi pjesën tjetër të qytetit ishin të shkatërruara.
Fotografi çek, Stepan Lohr, vizitoi rrënojat e qytetit azerbajxhanas, Agdam më 2011. Gati një dekadë më vonë, ndërsa forcat azerbajxhanase rimorën qytetin nga forcat armene që e mbajtën atë për më shumë se 25 vjet, ai kujton atë që pa në vizitën e tij.
Një mural i epokës sovjetike qëndron ende mes rrënojave të qytetit. Lohr tregoi se atij iu tha që të lëvizte shpejt për t&#39;iu ikur snajperistëve azerbajxhanas që ndonjëherë mund të ishin në zonat përreth.
9/15 Një mural i epokës sovjetike qëndron ende mes rrënojave të qytetit. Lohr tregoi se atij iu tha që të lëvizte shpejt për t'iu ikur snajperistëve azerbajxhanas që ndonjëherë mund të ishin në zonat përreth.
Fotografi çek, Stepan Lohr, vizitoi rrënojat e qytetit azerbajxhanas, Agdam më 2011. Gati një dekadë më vonë, ndërsa forcat azerbajxhanase rimorën qytetin nga forcat armene që e mbajtën atë për më shumë se 25 vjet, ai kujton atë që pa në vizitën e tij.
Brendësia e lënë pas dore dhe e dëmtuar e xhamisë dikur të lavdishme të Agdamit.
10/15 Brendësia e lënë pas dore dhe e dëmtuar e xhamisë dikur të lavdishme të Agdamit.
Fotografi çek, Stepan Lohr, vizitoi rrënojat e qytetit azerbajxhanas, Agdam më 2011. Gati një dekadë më vonë, ndërsa forcat azerbajxhanase rimorën qytetin nga forcat armene që e mbajtën atë për më shumë se 25 vjet, ai kujton atë që pa në vizitën e tij.
Një pllakë me mbishkrim në gjuhën armene dhe në atë angleze jashtë xhamisë, e përshkruan atë&nbsp; një xhami &#39;persiane&#39; të ndërtuar në vitet 1868-&#39;70.
11/15 Një pllakë me mbishkrim në gjuhën armene dhe në atë angleze jashtë xhamisë, e përshkruan atë  një xhami 'persiane' të ndërtuar në vitet 1868-'70.
Fotografi çek, Stepan Lohr, vizitoi rrënojat e qytetit azerbajxhanas, Agdam më 2011. Gati një dekadë më vonë, ndërsa forcat azerbajxhanase rimorën qytetin nga forcat armene që e mbajtën atë për më shumë se 25 vjet, ai kujton atë që pa në vizitën e tij.
Pamje e qytetit nga një prej minareve të xhamisë. Lohr thotë se qyteti ishte krejtësisht i zbrazët dhe ai takoi vetëm &quot;disa qen të egër&quot; që endeshin nëpër rrugë.
12/15 Pamje e qytetit nga një prej minareve të xhamisë. Lohr thotë se qyteti ishte krejtësisht i zbrazët dhe ai takoi vetëm "disa qen të egër" që endeshin nëpër rrugë.
Fotografi çek, Stepan Lohr, vizitoi rrënojat e qytetit azerbajxhanas, Agdam më 2011. Gati një dekadë më vonë, ndërsa forcat azerbajxhanase rimorën qytetin nga forcat armene që e mbajtën atë për më shumë se 25 vjet, ai kujton atë që pa në vizitën e tij.
Qyteti i shkatërruar parë nga syri i Lohrit. Nga baza e tij në Pragë, Lohri ka qenë duke ndjekur konfliktin e fundit që shpërtheu në shtator duke rezultuar që shtatë rajone të Azerbajxhanit të merren përsëri ose t&#39;i dorëzohen Bakusë.
13/15 Qyteti i shkatërruar parë nga syri i Lohrit. Nga baza e tij në Pragë, Lohri ka qenë duke ndjekur konfliktin e fundit që shpërtheu në shtator duke rezultuar që shtatë rajone të Azerbajxhanit të merren përsëri ose t'i dorëzohen Bakusë.
Fotografi çek, Stepan Lohr, vizitoi rrënojat e qytetit azerbajxhanas, Agdam më 2011. Gati një dekadë më vonë, ndërsa forcat azerbajxhanase rimorën qytetin nga forcat armene që e mbajtën atë për më shumë se 25 vjet, ai kujton atë që pa në vizitën e tij.
Ushtarë të Azerbajxhanit pozojnë përpara Xhamisë së Agdamit në një video propagandistike pasi qyteti u kthye nën kontrollin e Azerbajxhanit më 20 nëntor. Lohr thotë se ai është &quot;kureshtar se si do të duket tani&quot; dhe pyet veten se &quot;çfarë do të bëjnë azerbajxhanasit me Agdamin&quot;. Mijëra azerbajxhanas të zhvendosur janë zotuar të kthehen dhe ta rindërtojnë atë.
14/15 Ushtarë të Azerbajxhanit pozojnë përpara Xhamisë së Agdamit në një video propagandistike pasi qyteti u kthye nën kontrollin e Azerbajxhanit më 20 nëntor. Lohr thotë se ai është "kureshtar se si do të duket tani" dhe pyet veten se "çfarë do të bëjnë azerbajxhanasit me Agdamin". Mijëra azerbajxhanas të zhvendosur janë zotuar të kthehen dhe ta rindërtojnë atë.
Fotografi çek, Stepan Lohr, vizitoi rrënojat e qytetit azerbajxhanas, Agdam më 2011. Gati një dekadë më vonë, ndërsa forcat azerbajxhanase rimorën qytetin nga forcat armene që e mbajtën atë për më shumë se 25 vjet, ai kujton atë që pa në vizitën e tij.
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dhe gruaja e tij - e cila është gjithashtu nënkryetare e vendit - pozojnë me një Kuran brenda xhamisë kryesore më 22 nëntor. Lohr shton se ai &quot;natyrisht është i shqetësuar sepse nuk është e lehtë të kapërcehen të gjitha këto emocione të lidhura me luftën me &quot;kaq shumë padrejtësi që ndodhin atje &quot;.
15/15 Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dhe gruaja e tij - e cila është gjithashtu nënkryetare e vendit - pozojnë me një Kuran brenda xhamisë kryesore më 22 nëntor. Lohr shton se ai "natyrisht është i shqetësuar sepse nuk është e lehtë të kapërcehen të gjitha këto emocione të lidhura me luftën me "kaq shumë padrejtësi që ndodhin atje ".
Fotografi çek, Stepan Lohr, vizitoi rrënojat e qytetit azerbajxhanas, Agdam më 2011. Gati një dekadë më vonë, ndërsa forcat azerbajxhanase rimorën qytetin nga forcat armene që e mbajtën atë për më shumë se 25 vjet, ai kujton atë që pa në vizitën e tij.
Previous slide
Next slide

Por, negociata për normalizimin e ardhshëm të marrëdhënieve midis Armenisë dhe Azerbajxhanit duhet të vazhdojnë. Supozoj se për momentin Grupi i Minskut është formati i vetëm ku ky proces është i mundur. Por, kjo do të jetë shumë e vështirë.

Unë mendoj se Grupit të Minskut i është dëmtuar reputacioni në rajon – veçanërisht Francës në Azerbajxhan. Nuk mendoj se Azerbajxhani e konsideron Francën si një ndërmjetëse të ndershme.

Kontrollin tani e ka Rusia. Ekzistojnë pyetje të shumta nëse Shtetet e Bashkuara dhe Franca mund të luajnë ende një rol të rëndësishëm si ndërmjetësuese. Por, diçka duhet bërë.

Personalisht, unë do të doja të shoh disa përmirësime (në Grupin e Minskut). Do të doja të shihja një fuqi tjetër evropiane e cila ka më shumë ndikim në Baku. Do të ishte mirë, sipas mendimit tim, nëse ajo fuqi evropiane do të zëvendësonte Francën. Mbase Gjermania. Ky nuk është një reflektim në lidhje me ndërmjetësuesit francezë. Është vetëm një reflektim i faktit se politika e brendshme franceze nuk gëzon më aq respekt në Azerbajxhan.

Së dyti, mendoj se Kombet e Bashkuara duhet të luajnë një rol. Do të ishte e dobishme nëse do të kishte një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. OKB-ja po dërgon agjenci tani në Azerbajxhan – në Karabak. Do të ishte mirë nëse kjo organizatë do të përfshihej. Dhe, gjithashtu do të doja të shihja një rol të Bashkimit Evropian, të cilit 30 vjet më parë i mungonte një profil politik, por tani mendoj se duhet të luajë një rol.

Megjithatë, le të jemi të sinqertë. Është e vështirë tani të zhvillohen negociata. Kjo luftë i ka bërë marrëdhëniet midis dy vendeve edhe më të vështira.

Radio Evropa e Lirë: Armenët shpresojnë se marrëveshja e armëpushimit e nënshkruar nga Rusia, Armenia dhe Azerbajxhani më 9 nëntor është vetëm hapi i parë. Ata presin që gjithçka të zgjidhet brenda kornizës së Grupit Minskut. Për shembull, statusi i Karabakut nuk përmendet askund në këto dokumente të nënshkruara më 9 nëntor.

Thomas de Waal: Në deklaratën e bashkëkryesuesve të Grupit të Minskut nga Tirana thuhej se ata duan të shohin zhvillimin e negociatave thelbësore. Ata përmendën gjithashtu parimet themelore, që do të thotë se ata janë ende duke shqyrtuar statusin e Nagorno Karabakut.

"Armenia nuk është më mbrojtëse e sigurisë në Nagorno Karabak".

Unë mendoj se në lidhje me Azerbajxhanin, ata nuk po e shikojnë më Nagarno Karabakun (ish-rajoni autonom i Nagorno Karabakut NKAR) si një njësi territoriale. Për shembull, njësitë e Azerbajxhanit janë në jug të Nagorno Karabakut, ose në rajonin e Hadrutit. Kështu që do të jetë shumë e vështirë, mendoj, të flasim për autonominë territoriale të Karabakut. Por, padyshim që, derisa armenët janë të shqetësuar dhe derisa Grupi i Minskut është i shqetësuar, atëherë ka bazë për negociata. Le të shohim se si do të shkojnë gjërat.

E rëndësishme është që nëse edhe Baku edhe Jerevani vendosin se është e rëndësishme të ketë një normalizim të plotë të marrëdhënieve ku përfshihen marrëdhëniet diplomatike, kufijtë e hapur, etj. Nëse të dyja vendet vendosin se ky është një qëllim strategjik që ato e dëshirojnë, atëherë unë mendoj se është e mundur të fillojnë negociatat. Por, nëse secila palë mendon se është më mirë të jetosh me status quo-në, me kufij të mbyllur dhe pa ndonjë interesim për marrëdhëniet dypalëshe, atëherë unë e shoh si shumë të vështirë negocimin.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë po ndodh në terren në Nagorno Karabak? Duket se Armenia ka humbur statusin e saj si një sponsore ose garantuese e sigurisë së Nagorno Karabakut. Rusët e kanë kontrollin e plotë nga njëra anë. Por, nga ana tjetër, rusët pranojnë që Nagorno Karabaku është pjesë e Azerbajxhanit – siç tha edhe zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, Dmitry Peskov. Cili është interpretimi juaj për gjithë këtë situatë?

Thomas de Waal: Është e vërtetë që Rusia tani thekson se zona de-jure e Nagorno Karabakut është pjesë e Azerbajxhanit. Por, de facto, tani është një enklavë ruse. Atje ka paqeruajtës rusë. Rusia tani është bërë mbrojtëse e sigurisë, jo Armenia. Madje, ata po flasin për ta bërë rusishten gjuhë të Karabakut. Unë mendoj që njerëzit në Karabak veçse flasin rusisht. Kështu që po, në thelb Karabaku tani është nën kontrollin e Rusisë. Dhe, për Rusinë, është një aset strategjik në Kaukaz të cilin ata nuk duan ta humbin – edhe pse thonë se teknikisht, natyrisht, është pjesë e Azerbajxhanit.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera sikurse Franca, mund të kenë një ndikim në procesin e negociatave – nëse do të ketë fare negociata? Duket se administrata e ardhshme e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden është e gatshme të shtyjë përpara çështjen e statusit të Nagorno Karabakut. Pastaj, dy dhomat e Parlamentit francez i bënë thirrje qeverisë që të njohë Deklaratën e Pavarësisë së Nagorno Karabakut nga Azerbajxhani. Por, Qeveria franceze ka thënë se nuk do ta bëjë këtë.

Thomas de Waal: Franca dhe Shtetet e Bashkuara tash kanë më pak ndikim sesa kishin disa muaj më parë. Rusia është shumë në epiqendër. Dhe, sigurisht, mendoj se Rusia mund të jetë e interesuar për një paqe të paqëndrueshme, mirëpo e cila justifikon praninë e paqeruajtësve rusë në terren.

Kështu që, mendoj se një situatë: jo paqe, jo luftë, mendoj se u konvenon më shumë rusëve sesa një paqe e plotë – e cila do të ishte një argument që rusët të largohen nga rajoni. Jam i sigurt që administrata e re e Bidenit dëshiron të bëjë diçka. Por, ata po fillojnë nga një pozicion i të dobëtit.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë mendoni për korridorin e transportit përmes Armenisë jugore që përmendet në marrëveshjen e armëpushimit të 9 nëntorit? Me sa duket do të kontrollohet nga Ushtria ruse. Ata do të vendosin pika kontrolli në atë rrugë. A është kjo një shkelje e sovranitetit armen?

Thomas de Waal: Unë mendoj se do të jetë tepër e vështirë për armenët, të cilëve u kërkohet të lehtësojnë përdorimin e një korridor nëpër territorin e tyre nga turqit dhe azerbajxhanasit. Me sa duket do të ketë gjithashtu një rrugë veri-jug që lidh Armeninë dhe Iranin. Por, mendoj se për Armeninë do të jetë tepër e vështirë të pranojë këtë. E them sërish, kjo është një arsye më shumë, mendoj se pse është e rëndësishme të kesh negociata për një marrëveshje të plotë politike midis Armenisë dhe Azerbajxhanit – për ta bërë atë korridor funksional.

Radio Evropa e Lirë: Cila është këshilla juaj për qeverinë e kryeministrit armen Nikoll Pashinian? A duhet të japë dorëheqjen? A duhet fajësuar vetëm Pashiniani, apo edhe qeveritë e mëparshme armene duhet fajësuar për humbjet e Armenisë?

Thomas de Waal: Mendoj se ky është dështimi më i madh për 20 vjet. Dështimi vlen për të dyja palët – (Armenia dhe Azerbajxhani) – në negocimin e paqes dhe të kompromisit. Por, sigurisht, pala armene dhe Pashinian gjithashtu nuk kanë folur për kompromis.

Unë mendoj se ishte një gabim i madh për Pashinianin të vazhdonte të fliste për këto territore azerbajxhanase rreth Nagorno Karabakut si territore "të çliruara", jo territore të okupuara. Bota i konsideronte ata si territore të okupuara.

Ish-kryeministri armen, Սերժ Sarkisian, pati thënë një herë se rajoni Agdam "nuk është atdheu ynë". Kështu që ai e pranoi atë. Por, ka pasur një miratim shumë të vogël nga ana e publikut në Armeni. Ky është një dështim strategjik për të folur për paqen, gjë që ka ndodhur edhe në palën azerbajxhanase. Ka pasur një gjuhë shumë agresive nga Azerbajxhani. Mendoj se është një tragjedi e madhe. Dhe sigurisht që është një tragjedi më e madhe tani për Armeninë, sepse ata kanë humbur kaq shumë në këtë luftë. Unë nuk kam ndonjë këshillë, por të jem realist për të ardhmen – që nëse jetoni në një fqinjësi të vështirë duhet të ndërtoni një politikë jashtëzakonisht realiste se si ta bëni këtë. Mos jetoni me ëndrrat tuaja, por jetoni me realitetet tuaja. Kam frikë se ky është fati i armenëve.

Përgatiti: Kestrin Kumnova
Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG